Një sasi prej 14 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi. Në pranga përfundoi Enkliev Bardho, 19-vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 14 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa si dhe dy telefona celularë.
Shtetasi i mësipërm është person me precedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/
