Durrës, prindërit denoncojnë humbjen e 2 vajzave të mitura

redaktor

Prindërit denoncojnë në policinë e Durrësit zhdukjen pa gjurmë të dy vajzave të tyre 15-vjeçare. Kallëzimet u depozituan brenda disa orësh gjatë ditës së martë në komisariat. Burime zyrtare bënë me dije se Gj. K., 42 vjeç, deklaroi se i është larguar nga banesa vajza V. K., 15 vjeçe, banuese në Durrës, që nuk ka lënë asnjë adresë dhe shkak. Nuk dihet nëse e mitura është mashtruar apo larguar me dëshirë. Kurse P. T., 44 vjeç, banues në Ishëm, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza E. T., po 15 vjeçe dhe nuk ka informacion për vendndodhjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *