Tre sherre pronësie kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit me tre të plagosur dhe një përleshje kunatash. Policia po heton në gjendje të lirë M. K., 40 vjeçe, pasi ka shkuar në banesën e kunatës A. K., 23 vjeçe, duke u konfliktuar për tokat. Kurse Edmond Dervishi, 35 vjeç, u arrestua në Karpen pasi ka plagosur me sëpatë për pronësi K. P., 29 vjeç dhe A. T., 37 vjeç, që ndodhen në spital. Kurse nën akuzë u mor edhe Sh. L., 47 vjeç, nga Kruja, pasi ka rrahur një 29-vjeçar.
