Durrës, sekuestrohen 23 kg kanabis, do trafikohej në Itali

DITA Online

 

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 23.2 kilogramë kanabis sativa e cila do të trafikohej në Itali.

Policia tha se në pranga u vu shtetasi Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.

“Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa  AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba  llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban”, deklaroi policia.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentative parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *