Durrës, sekuestrohen armë dhe municione luftarake, në pranga 2 persona

Leda Hysa

 

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar ” Guns 18″.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Uniformat blu bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm

një pistoletë tip ” Blou”Mini;

2 krehera, 25 fishekë;

një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit penal.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *