945 koli cigare kontrabandë janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit. Malli ishte prodhuar në Singapor dhe vlera e tij arrinte në 500 mijë euro.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të doganave, Qazim Merlika, vlera e detyrimit të papaguar tatimor arrin në 250 mijë euro.
Operacioni është zhvilluar nga dogana e Durrësit, në bashkëpunim me antikrimin financiar. Vijojnë hetimet në lidhje me persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në rrjetin e kontrabandës.
