Një grindje në familje dhe zhurmat që vinin nga banesa zbuluan se i dyshuari posedonte edhe lëndë narkotike heroinë. Policia ndaloi mbrëmjen e së dielës të dyshuarin Ilir Softa, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 8, sepse në po këtë lagje, gjatë një konflikti familjar, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 10 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë. U kryen veprimet proceduriale dhe materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
