Seksioni Kundër Narkotikëve ndërmori një aksion kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike, ndërsa ndaloi Arjan Sado, 24 vjeç, të cilit në lagjen Nr. 17, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 4,8 kg lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa për qëllime shpërndarje. Kurse në gjendje të lire po hetohet G. L., 20 vjeç, banues në Laprakë, pasi në afërsi të Aeroportit të Rinasit, në mjetin “Smart” me targa AA696GX, u kap me 1 gram hashash.
