Durrës, shkon të blejë abone autobusi, i vjedhin portofolin 

anazapta

Një hajdut i udhëtarëve të urbanëve është ndaluar nga policia e qytetit bregdetar dy ditë më parë. Edmond Jançe, 50 vjeç, banues në Berat, akuzohet se tek “Sheshi Pranvera”, lagja Nr. 11, dyshohet t’i ketë vjedhur portofolin me 20 mijë lekë vajzës me inicialet Sh. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës, në momentin kur kjo e fundit po blinte një abone autobusi. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale portofoli me shumën e vjedhur dhe materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprën penale të “vjedhjes”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *