Banorët e lagjes nr. 14, Shkozet, në Durrës, bashkëjetojnë me ujërat e zeza që kalojnë përmes një kanali të pa pastruar prej vitesh. Rreziku i një epidemie të mundshme është prezent. Bashkia duket se nuk ka marrë asnjë masë për investime në këtë zonë të mbipopulluar. Të braktisur nga pushteti vendor, ata shprehen se kryetarin e bashkisë e shohin vetëm në kohë fushate. Mungesa e investimeve në këtë zonë ka indinjuar banorët. Ata shprehen se i besuan premtimeve elektorale prandaj edhe votuan për pushtetin vendor kryebashkiakun aktual.
