Durrës/ Shpallet në kërkim 18 vjeçari, bleu me 100 euro false

Leda Hysa

Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Durrës.

Shtetasi akuzohet për falsifikim kartëmonedhash, pasi dyshohet se ka blerë disa sende në një dyqan, ku ka paguar me 100 euro false.

Rasti është regjistruar në Radë të Manzës, ndërsa i riu është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.P., vjeç 18, pasi dyshohet se më datë 24.10.2017, në fshatin Radë Manëz, ka blerë sende të ndryshme në dyqanin e shtetasit S.K, vjeç 51, banues në Radë, me një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
1 Comment
  • Dyshohet te jete e falsifikuar,por mund te jete edhe e rregullt !-Le ta vertetojne njehere dyshimin pastaj te hidhen ne sulm…o popull gomar…hahaha !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *