Antidroga sekuestroi një sasi prej 263 gramësh heroinë dhe arrestoi 2 shpërndarësit e dyshuar në disa lagje të qytetit, një prej të cilëve me disa precedentë penalë. Operacioni “Street” kapi Ergys Voglin, 25 vjeç, i akuzuar më parë për vjedhje e drejtim mjeti pa patentë dhe Denis Koçi, 27 vjeç. Hetimet zgjatën një muaj dhe u kapën në flagrancë me 50 doza heroinë. Në shtëpi u gjet një sasi tjetër droge e në banesën e Voglit, një armë pa leje, përforcues grushti dhe vetura “Ford Focus”, me targa AA069AU.