Durrës, të riut i ngecin 300 USD false, 90-vjeçarja kërkon pronat e grabitura

redaktor

Një 36-vjeçar ka denoncuar mashtrimin nga një person i paidentifikuar, i cili në lagjen nr. 3 të Durrësit i kishte ofruar 300 USD për t’i blerë aparatin dhe lojën “Playstation”. Duke kujtuar se pazari ishte i mirë dhe kartëmonedha e rregullt, i riu e ka kuptuar vonë mashtrimin, duke e denoncuar. Kurse H. M., 62 vjeç, u mor nën hetim në gjendje të lirë, pasi Mejreme Tivari, 90 vjeçe, e akuzon se në bashkëpunim me Komisionin e Kthimit e Kompensimit të Pronave, në vitin 1995 ia kanë marrë pronat me dokumente të falsifikuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *