Dy persona kanë tentuar të grabisin makinën e postës në Durrës.
Ajo mendohet se po transportonte paratë e pensioneve.
Ngjarja ka ndodhur pranë filialit të postës në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit, rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se gjatë tentativës ka pasur dhe të shtëna armësh.
Nga të dhënat e para mësohet se janë plagosur 2 roje private, pasi grabitësit goditën rojet me qytën e armës.
Dy grabitësit mësohet se lëviznin me motor, dhe pas dështimit të tentativës së tyre, janë larguar me shpejtësi.

nese do isha une do ti lija ti vidhnin , thjeshte per faktin se shefat e mi te policive private me japin nje rroge 16o mije leke te vjetra.Skam pse behem hero per kaq leke
Ke te drejt o varfanjak se pasaniket pasurohen varfanjaket varferohen.Nga halli e ka zgjedhur ate pune per 160 mije leke.ai roja i shkret per 160 lek o do vdesi o do ik ne burg.kaq e vlersojn jeten e njeriut ne shiperi.