Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje të fqinjës së tij, u arrestua ditën e djeshme, ndërsa do i duhet të vuajë edhe dënimin e gjykatës me 2 vjet e 27 ditë të mbetura nga dënimi i përgjithshëm 12 vite burgim. Arben Hako, 46 vjeç, akuzohet se në vitin 2000, bashkë me dy kunetërit e tij, vëllezërit e gruas, kanë tentuar të vrasin me armë fqinjën. Gjykata ka dhënë vendimin më 24 korrik 2001.