Një 48-vjeçar nga qyteti i Durrësit, baba i 4 fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet një ditë më parë në gjendje të rënduar depresive, por është shpëtuar në momentin e fundit nga të afërmit. Policia njoftoi se është dërguar në spitalin rajonal me urgjenc i plagosuri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale kaloi rrezikun për jetën. Familjarët dëshmuan se 48-vjeçari vuan prej kohësh nga depresioni dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat jeton. Nga goditjet ka marrë plagë në pjesën e kraharorit.
