Shërbimet e Policisë Kufitare zbardhin pas dy muaj hetimesh edhe personin tjetër të përfshirë në trafikun ilegal të qenieve njerëzore drejt Perëndimit. Mbrëmjen e së premtes u bë ndalimi edhe i të dyshuarës Flora Nika, 37 vjeçe, banuese në Laprakë të Tiranës, e cila akuzohet se në bashkëpunim me të arrestuarin më 6 shkurt 2014, Gjin Kola, më 2 shkurt, kundrejt shumës prej 700 euro, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin K. K., 33 vjeç, banues në Kamëz.
