Një i kërkuar nga policia e Tiranës për trafik narkotikësh është arrestuar dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Burime zyrtare bënë me dije se prangosën të dyshuarin Harben (Arben) Alla, 42 vjeç, banues në kryeqytet. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendim penal të datës 23 korrik 2014, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “trafikim i narkotikëve”. Pas ndalimit dhe komunikimit të akuzës, i dyshuari iu dorëzua dje për veprime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë.
