Durrës, “Trekëndëshi” godet bandën e adoleshentëve, 30 plaçkitje mjeshtërore

anazapta

Prisnin energjinë elektrike që lidhej me qepenat dhe më pas plaçkitnin dyqanet në seri dhe motoçikletat e parkuara. Operacioni i koduar “Trekëndëshi” ka çuar në prangat e policisë 3 të rinj të dyshuar për të paktën 30 vjedhje në tre muajt e fundit. Policia tha se të dyshuarit ishin me eksperiencë dhe njohuri të posaçme në vjedhjen e lokaleve të tregtisë nëpërmjet hapjes së qepenave, nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së kabullit elektrik të tyre. Bastisjet janë evidentuar të kryera përgjatë muajve nëntor2013-shkurt 2014. Të arrestuarit janë Thanas Paloka, 18 vjeç, nga Puka, i dënuar më parë për vjedhje, Edmir Cumraku, 21 vjeç, nga Durrësi dhe Martin Vocrri, 19 vjeç, nga Tirana. Policia e Durrësit ka dokumentuar në tre muaj hetime 11 vjedhje dyqanesh e lokalesh ushqimore të kryera nga 14 nëntori, deri më 22 shkurt më i fundit, në lagjet 14, 16, 17, të qytetit bregdetar, ku kanë marrë mallra dhe lekë të xhiros. Janë sekuestruar si prova motoçikleta dhe sende materiale, gjithashtu dhe mjete me të cilat realizonin vjedhjet. Mësohet se grupi akuzohet edhe për të paktën 15 vjedhje motoçikletash në Tiranë, që më pas i shisnin në Durrës e Lushnjë me 150-300 mijë lekë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *