Durrës, vetëplagoset duke peshkuar, bastiset kasaforta me 12 mln lekë

redaktor

Një burrë u vetëplagos teksa peshkonte me rrjetë, kurse një kasafortë me të paktën 12 milionë lekë të vjetra u bastis nga hajdutët. Policia e qytetit bregdetar tha se S. T., banues në lagjen nr. 16, ka qenë duke peshkuar në Bisht-Pallë, ku si pasojë e një shkrepje të pavullnetshme të automatikut që mbante me vete, është plagosur në krah aksidentalisht. Kurse në fshatin Zezë   të Krujës, është vjedhur banesa Rrahman Rrajës, ku autorët kanë marrë kasafortën me 12 milionë lekë dhe 3 ora dore të shtrenjta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *