Dy ditë pas vetëvrasjes misterioze të 12-vjeçarit Bledar Gjaxha, nxënës i klasës së gjashtë, policia ende nuk ka një version zyrtar për motivin. Ndërkohë që sipas të afërmve që përcollën dje vogëlushin në banesën e fundit, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e telenovelat turke që shikonte shpesh, por edhe për shkak të broshurave me përmbajtje fetare që u gjetën në shtëpi. Vogëlushi u gjet i varur në pemën para shtëpisë në sektorin “Rinia”, ndërsa jetonte me nënën dhe babai ishte emigrant në Greqi.
