Pas dy orësh ndjekjeje, Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme, 39-vjeçarin Altin Llulla.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç.
Babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ku mësohet se tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.
Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
h.b/ dita
