Policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin L.N., 47 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë një kontrolli në lokalin e tij, në lagjen 15, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një kompjuter sq bashku me printerin e biletave eurolloto, 4 televizorë plazma si dhe pajisje të tjera për ushtrimin e lojrave të fatit dhe sportive, aktivitete për të cilat nuk ishte pajisur me liçensë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
