Arrestohen tre autorët e vrasjes së ndodhur natën e së dielës në fshatin Radë të Durrësit. Policia ka vënë në pranga vrasësit e 28-vjeçarit Festim Lama.
Bëhet fjalë për Alfred Gjokën 21-vjeç, Baki Huqin 46-vjeç dhe Erjon Muharremin, të cilët pas një sherri për motive të dobëta ekzekutuan me armë zjarri 28-vjeçarin Lama.
Sipas policisë, gjithcka ndodhi pas një sherri të nisur në brendësi të pub-it, ku shkak ishte bërë një femër. E gjithë kjo ishte shoqëruar me një përplasje mes dy grupeve të të rinjve, që u zhvendos jashtë ambienteve të lokalit.
Rreth 100 metër më larg, sipas policisë, u ekzekutua Festim Lama, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në gjendje të dehur. Tre të arrestuarit e sotëm akuzohen si bashkautorë në vrasje, ndërsa ata do të përballen me akuzën e vrasjes me paramendim./BW

Kafshet vrases