Durrës, zbulohen 19 parcela me 2300 bimë hashashi brenda një dite

anazapta

Gjatë një operacioni që Policia e Durrësit ka ndërmarrë në drejtim të goditjes së rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, përgjatë krehjes së territorit janë evidentuar në total 19 parcela në të cilat kultivoheshin bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me një total prej 2300 rrënjësh të shkulura dhe të djegura. Droga ishte e mbjellë në zonat e Krujës dhe Shijakut, në toka pa pronar, mes zonave të shpyllëzuara. Burime zyrtare të policisë thanë se në fshatrat Verjon, Nikël u gjetën 13 parcela, në Zgërdhesh, 3 parcela dhe në Kuraten të Ishmit 3 të tjera. Gjate operacionit të djeshëm u gjet e mbjellë edhe një lloj bime kanabisi me cikël 40-ditor dhe që nuk rritet më shumë se 40 centimetra. Afër parcelave u gjetën edhe gropa uji për vaditje. Policia tha se po punon për të gjetur autorët e këtij kultivimi dhe kapjen e tyre. Operacioni po vijon për kontrollin e të gjithë qarkut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *