Një magazinë me bimë mjekësore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ndodhi në orën 08:15 minuta në lagjen 14, në Shkozë. Mësohet se për shkak të përmasave të zjarrit, pesë zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ata kanë vënë flakët nën kontroll, ndërsa nga informacionet e para rezulton se ka vetëm dëme materiale. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.