Durrës, zjarri në magazinat e vajit, shkak djegia e kabullit elektrik

anazapta

Hetimet tre ditore zbardhin shkakun e zjarrit që shkrumboi një fabrikë vajrash në Sukth ditën e diel. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në magazinat e firmës “Kappa Ghepard” në Durrës. “Pas punës së bërë nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimet e policisë, rezultoi se shkak i dyshuar i rënies së zjarrit është djegia e kabullit elektrik që furnizon me energji ndërmarrjen”, thanë burime zyrtare të grupit hetimor. Zjarri i shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale subjektit privat.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *