Me 14 nëntor është çliruar qyteti i Durrësit, qytet i cili i ka dhënë Evropës dëshmorët e parë të luftës kundër fashizmit më 7 prill 1939, si dhe partizanin dëshmor në moshën me të re të vendit, 15-vjeçarin Met Hasa. Durrësi është qyteti i cili u sulmua më 7 prill të vitit 1939, pikërisht 144 ditë para fillimit zyrtar të Luftës së Dytë Botërore, që nisi me pushtimin ushtarak te Polonosë më 1 shtator të të njëjtit vit. Me këtë datë Shqipëria u bë objekt pushtimi nga shteti fashist i Musolinit. Drejt qiejve të Shqipërisë, sipas statistikave të ekspertëve ushtarakë të Luftës II Botërore, u sulën mbi 600 avionë dhe 173 luftanije të cilat me zjarre e hekur u përpoqën të nënshtrojnë popullin tonë, por këtë qëllim se arritën asnjëherë. Qyteti i Durrësit me luftën e tij hyri në analet e historisë si vendi i parë në Evropë që luftoi dhemb për dhemb me pushtuesit fashiste dhe që i dha edhe Evropës dëshmorët e parë të kësaj lufte.
Beteja e 7 prillit
Më 7 Prill 1939 midis orës 04:30 e 05:00 nisi sulmi ushtarak për pushtimin e Shqipërisë. Nga kronikat e kohës mësojmë se rreth 50 000 trupa fashiste e përqendruan goditjen në 4 drejtime strategjike, por objekti kryesor ku u përqendruan më shumë trupa ishte qyteti i Durrësit si një qytet strategjik nga ku mund të kalonin më me lehtësi trupat e tjera që do të zbarkonin më vonë, por edhe se kryeqyteti Tirana ishte pak km larg Durrësit. Ushtarakët që kanë marrë pjesë në pushtim kanë theksuar në kujtimet e tyre se kolonat ushtarake të tyre kishin si objektiv pushtimin e Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe të Korçës. Kjo për fazën e parë.
Zbarkimi filloi në orën 5:25 dhe menjëherë forcat patriote shqiptare kundërgoditën me zjarr të pandërprerë pushkësh e mitrolozësh. Në Durrës u përdorën edhe të shtëna artilerie që ishte e vendosur në qytet. Trupat pushtuese ndeshën rezistencë të armatosur edhe në Sarandë, Vlorë, në Bestrovë dhe tek ura e Bahçallëkut në Shkodër, por rezistenca më aktive u zhvillua në Durrës.
Dispozitivi ushtarak fashist
Urdhri për pushtimin ushtarak të Shqipërisë i qe dorëzuar komandantit të trupekspeditës fashiste italiane Gjeneral Guxonit që më 31 mars 1939. Në dispozicion të tij për fazën e parë të pushtimit, ai kishte një division këmbësorie, katër regjimente bersalierësh, tri batalione të mekanizuara. Këto trupa mbështeteshin edhe nga 5 batalione të tjera këmbësorie, të cilat së bashku me artilerinë dhe repartet e shërbimit, sipas historianëve ushtarakë italianë, kishin organikë të barabartë me një divizion. Në mbështetje të sulmit qe skuadra ajrore A, e përbërë nga tre divizione ajrore të cilat i komandonte gjeneral Prikolo. Një division me 4 regjimente aero transportuese, një division me tre regjimente aeroplanësh bombardues, një regjiment bombarduesish tokësorë dhe një regjiment gjuajtësish të shoqëruar nga hidrovolantë e aeroplanë të tjerë plotësues.
Berlini dhe Beogradi, pro pushtimit
Sipas analeve të kohës, ambasadori gjerman në Romë, Makenzen, i ka lënë të kuptojë Musolinit se Gjermania ështe e gatshme të njohë çdo veprim ushtarak të Italisë ndaj vendit fqinj, Shqipërisë. Kjo bisedë është zhvilluar më 17 mars 1939. Po kështu etheve diplomatike të fashistëve për pushtimin e Shqipërisë u është përgjigjur pozitivisht edhe diplomacia e Beogradit. Me 5 prill ministri italian në Beograd ka zhvilluar një bisedë me ministrin e jashtëm të Jugosllavisë. Në bisedën e bërë pala jugosllave ka deklaruar se Jugosllavia i kishte parasysh interesat italiane në Shqipëri. Qeveria fashiste i ka premtuar me këtë rast se nuk do të dërgonte kontigjente të mëdha trupash në afërsi të kufirit shqiptaro-jugosllav.
Dëshmorët e 7 prillit
Më 7 prill brigjet shqiptare u lanë me gjakun e bijve patriotë të Shqipërisë. Për sfidën e parë të rezistencës në Evropë ndaj nazifashizmit që bënë këta bij, shkruan edhe faqet e shtypit demokratik në Angli e kudo. Ato paralajmëruan popujt e botës për tragjedinë në afrim që i priste dhe treguan se si luftohet mënxyra fashiste. Të rënët e 7 prillit janë: Mujo Ulqinaku, Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi, Isak Metalia, Ramazan Velia, Ismail Reçi, Ibrahim Osmani, Hamit Vashko
Përkujtohet në Durrës 74-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian
Në qytetin e Durresit eshtë përkujtuar në Durrës 74-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Në ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, veteranë, përfaqësues të forcave politike, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku kanë vendosur edhe kurora me lule. Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili hapi ceremoninë përkujtimore theksoi se liria u arrit me gjak e sakrifica që na rreshtuan në atë kohë në aleancën antifashiste e që e kujtojmë me respekt të thellë pas 74 vjetësh.

Deshmoret e vatanit qofshin te paharruar/i pavdekshem qofte atedheu i shtrenjte/ bashkpunetoret e pushtuesve qofshin te turperuar/me shterzimet e tyre mbetshin ne halète!Mos mbifte me fara e tradhetareve/e monstrave qe çnderuan atdhene mëmë/ u thafte ne rrenje soji i ketyre zuzareve/qe duan te mbulojne diellin me hene.Te neveritur qofshin lolot e politikes/qe perpiqen te mbajne uje me shoshe/shpellaret, mbajtes te helmit e thikes/te zhytur ne krim kembe e koke.Nderim e lavdi njerezve te dijes/qe na bejne te ndihemi si njerez ne bote!
Ç’vler ka Vangjush Dako :para historis 1hiç,injorant sharlatan,me ftyra të tilla turpërohet Shqipëria,perdhoset historia.Komandanti legjendar ,ZOTNIA I TIJ ABAZ (HASAN)KUPI HEROI IHOROJVE HAPSINËS GJITHË-SHQIPTARE ,HAPI EPOPEN LUFTËS SË MBROJTJES TOKËS AMTARE DUKE I DHANË SHEMBULL GJITHË BOTËS SE KUSH ISHIN “SHQIPTARËT” MËSO O TURP O KLYSH KOMUNISTI SE KUSH ISHTE KOMANDANTI ,KU MORI SHEMBULL BOTA E FORMUN BLLOKUN FITIMTAR QË SOT TË KA RA PER PJES EDHE TY ME PËRKUJTU 74VJETORIN E PUSHKËS ARTË KRUTANE .
PO, c’ne sot,te perkujtohet kjo ngjarje historike !-Duhen edhe 69,dite qe te jete korrekte perkujtimorja,ndryshe si e arsyetojne kete pershpejtim ?
Ktyene bravo i qofte se te ishte per vangjush dakon do ishe te italise