“Durrësi” i betonit

J L

Nga Ardit Kërtusha

 

Para dhjetë viteve a më shumë, kur kjo shprehje mori jetë, ne ishim të rinj dhe veshi jonë ishte i pa rrahur shumë me termin beton. Për betonin dinim shumë pak,  që në atë periudhe na dukej mjaftueshëm, dinim dhe mjaftoheshim me faktin që betoni sinjifikon fortësinë, rezistencën dhe pavdekshmërinë në vite.

Por e verteta nuk paska qenë kështu. U desh tërmeti i 26 nëntorit  që të kuptonim që betoni na paska cilësi, na paska markë siç e emërtojnë specialistët e fushës.

Kuptuam që ekzistonin dhe matrapazë betoni, të cilët nuk paskan luajtur rëndom me xhepat tanë, siç bëjnë ata, por akoma më keq, paskan luajtur me jetët tona dhe të fëmijëve tanë.

Tani u trishtuam sepse e vërteta për kapitalizmin e frikshëm të vendit tonë e kalon çdo masë spekulimi, dhe mashtrimi për arsye fitimi; vrasja qenka mjeti i fitimit dhe jo vrasje të lexuara nëpër histori të bëra nga vrases me pagesë, por vrasje të bëra nga inxhinjerë ndërtimi nga konstruktorë, nga zbatues si dhe nga “presidentët” e firmave të ndërtimit në Shqipëri.

Lëvizja demokrafike pas viteve 90, ku zonat rurale të orientuara e të paorientuara u dyndën drejt qyteteve kryesore i rriti dukshëm nevojat e këtyre qyteteve për strehim.

Ne çfarë bemë? Meqënëse shteti ishte inekzistent, u lamë dorë të lirë matrapazëve dhe batakçive që të vendosnin per ne, se ku duhej ndërtuar se sa kate mban kjo apo ajo zonë për ndërtim, ata vendosën ato koefiçentët e shfrytëzimit.

E kuptuan shpejt që ky biznes ishte frytdhënës dhe objekt pastrimi parash. Në një pikë mjaftonin lekët dhe komunikimi me kryetarin e Bashkisë për të dakortësuar 20 % dhe projekti i tetëvjeçares bëhej gati për t’u vënë në zbatim. Ishte gati që më 26 nëntor të merrte jetë njerezish.

Po fundja kujt i intereson ?

Matrapazi vrasës apo Kryebashkiaku bashkëpunëtor në krim, nën petkun e fatkeqësisë natyrore sot ngrenë supet.

Për ta s’ka ndodhur asgjë dhe ata s’janë të përfshirë. Por fatkeqësitë tona qenkan mizore dhe selective, pasi zgjodhën vetem pallatet e ndërtuar së fundmi dhe tek tuk ndonjë pallat të ndërtuar para viteve 90, por dhe këto të modifikuar me lejet e “tranzicionit” duke prishur mure mbajtës dhe trare për të zmadhuar marzhin e fitimit për bizneset e tyre.

Ndërsa ndërtimet e periudhës së italianëve si dhe pjesa dërrmuese e pallateve të ndërtuar me kontribut vullnetar rrinë kryelartë me shenjën “të banueshme” përbri.

Eh mor Termet qe s’bie gjithandej njësoj, të vjetrit i mbajte me hatër dhe i re siç i bjen’ gjithmonë të riut!

Tërmet largohu nga Shqiperia…

E treguam që trashegojmë një sistem të rëndomte emergjencash civile, ku buxheti për to u zvogëlua në mënyrë progresive çdo vit dhe është parë gjithmonë me syrin që ç’na duhen, ne në emergjencë jemi gjatë gjithë kohës.

Por ja që ky tërmet na tregoi që ka gjendje emergjence më të rënde dhe më të keqe se kjo që përjetojmë çdo ditë.

Degjuam pa fund histori me qen, mace, kafshë kërkim shpetimi dhe u la mënjanë faktori njeri.

Ky faktor i pa trajnuar, i pastërvitur, i pa pajisur me parimet bazë të kërkim shpëtimit, ky faktor që tregoi që në ditë tërmetesh kishte vetëm shpirtin dhe deshirën për të ndihmuar dhe asgjë tjetër.

Rezultati ishte që nuk mjaftojnë këto për të shpëtuar ata dhjetëra njerëz, të cilët u dergjën nën rrënoja. Ne duhet dhe mund të bëjmë më mirë.

Le të na shërbejë ky mësim për përvojë dhe për përmirësim për të gjitha oraret e pushtetit, si atij qendror dhe këtij tonit lokal, ku tashmë është krijuar rradha kilometrike me qytetarë që vijnë nga çdo njësi administrative për të aplikuar për bonus qeraje.

Shumë mirë këtë pune mund ta bente çdo njësi administrative nqs në staf të tyre do të kishin më shumë se një inspektor.

E sikur të mos mjaftojë rradha, qytetarët durrsakë përballen edhe me zyra gjysmë boshe, në të cilat kur pyet në koefidencë të thonë: Po ç’të bëjmë, kaq kapacitte kemi se ky eshte filani, kjo është nusja e fistëkut, ndërsa kjo që kam ngjitur dhe nuk vjen kurrë është goca e Seitit.

Po kush është Seiti? Se filanin dhe nusen e fistekut po i mirëkuptojmë se jemi emocionalë “për krahun tonë”, po e Seitit pse.

Se ai është eksponenti i fortë i Partisë Demokratike në Durrës dhe ka mbajtur funksione të larta në atë kohë në administratë dhe socialistët tanë i shikonte si të deklasuar, ç’ne kjo zemërgjerësi bashkiake për të.

Aty nga nënvetëdija na del që ky zotëria na paska ndihmuar gjithmonë në Këshillin Bashkiak, bashkë me disa anëtarë të tjerë të kompromentuar, që vetëm të djathtë nuk paskan qenë për të kaluar “vendimet tona” të mbushura me pikëpyetje.

Madje ky negocionte edhe me perfektët e kohës që t’i legjitimonte më pas këto vendime.

Ah mër Durrës i betonit, çfarë nuk ke kaluar ti!

 

*****

Botuar në Dita

Share This Article
8 Comments
    • I nderuar autor i shkrimit. Te gjitha komentet jane thjesht propagande, e cila behet nga cdo ane me qellime te caktuara. Por nje dhe vetem nje faktor eshte kryesor per kete dhe per cdo problem qe hasim ne shoqerine tone sot. Dhe ai eshte faktori NJERI, per te cilin dhe ju flisni diku ne shkrim. Ai faktor nqs kishte vepruar si duhet dhe ne ndertim dhe ne shfrytezim dhe ne shpernguljet e publikut dhe sot ne menaxhimin e situatave te krijuara , punet do shkonin shume me mire. Mungesa e njerzillekut do te jete me sa duket problemi dhe per shume kohe, derisa shoqeria te edukohet dhe te kuptoje ne shumicen e saj se cdo pune nqs nuk realizohet si duhet sjell vetem probleme.Kurse shikimi nga ana politike e gjerave nuk sjell dobi. Politikat do vijne rrotull dhe per shume kohe derisa faktori kryesor te jete maturuar.

  • Po qysh more Ardit more kete kthese 180 grade. NUk ishe ti qe ngrite ne qiell partine? Po ti keto 10 vjet ku ishe, apo me shprese per te bere edhe ti ndonje milion nen shembullin e klanit te betonit? Tani qe klani te hoqi menjane ti menjehere na u nxehe dhe na u zgjove kritik! Keto qendrime shprehin me shume inat e hakmarrje sesa parime.

  • Bravo z Ardit Kertusha .
    Me qe permend betonin e Dakos dhe 2% me te drejte ,po te raportoj me ze e me figure legalisht me emer e mbiemer e adrese ,korrupsionin galopant te Vangjush Dakos .Kete debil dhe budalla i mefshte ,qe i ishte mbushur mendja se do ishte pashahi i Durrsit dhe do e kishte per jete te jeteve E.Ramen shef dhe do ta mbronte sic po e mbron deri me sot .Por e ka gabim ,eshte e kunderta ,per kete cirak hajdut te Rames.

    Konkretisht vetem ne nje adrese ,ky DAKO ka disa shkelje me ze e me figure.

    Ne shtepine e Lush Ejupit ,prane pallateve te portit afer stadiumit eshte ndertuar dhe ka disa shkelje ligjore po ti numeroj .
    1 ……Pronari Lush Ejupi ka me letra te rregullta te viti 1954 ish prone shteterore blere ne kete vit nga te gjithe familjaret rrjesht ne kete parcele ,ku me letra te rregullta Fam Ejupi ka 200 m2 truall .

    2 ….. Tani eshte ngritur nje pallat dhene leja e ndertimit per 7 kate ,por perfundoi me 11 kate.

    3…Nga 200 m2 me letra pallati u ndertua vetem nje kat 600 m2 ,nga Dako me emer tjeter .pra 400 m2 te vjedhura .

    4 …Nga lindja ka qene truall shteteror vend strehimi dhe Dako e prishi dhe ja bashkengjiti me koshjence per perfitime parash . Fam Ejupi .

    5 ..Smjafton me kaq ,nga veriu qe eshte truall shtetror e thjeshte per tu verifikuar ka dale ,ka vjedhur 3 metra e 85 cm per perfitime ndertimi m2 ndertim..Ku edhe ketu ka cenim prone ligjerisht , ,komshiut te Fam Ejupi ne dem te fam Petraq Nedelko .

    6..Ne perendim te familjes Ejupi pronari i truallit Petraq Nedelko i ka dhene me noterizim te rregullt kallkan ,por Dako dhe drejt i urbanistikes si gjithmone budallenj e te pa ngopur ,ka nxjerre ne bacene e fam Petraq Nedelko hurjet e daljet te banoreve te pallatit te lush ejupit , plus ka ndertuar ballkone ,kur eshte kallkan ,pra dy shkeje ,ose vjedhje dhe qellimi eshte i thjeshte nga pashahi budalla Dako ,cfrytezim 100 % te dyqaneve ,pamvaresisht qe Familja e Petraq Nedelkos ,ka mbi 7 vite qe bredh neper gjykata ,por turp per keta gjygjtare te koruptuar e frikacake ,por mbrojne deri tani trapin budalla Dako .dhe cirakun e tij , qe ka dhene vete doreheqje per te mbuluar diellin me shoshe drejtorin e urbanistikes plus PS.. Por nuk mbaron me kaq .

    7…Dako per kursime ka punuar pa pilota ,jashte kushteve teknike e ligjore ka 7 vite qe e ka bere shtepine e z Petraq Nedelko jashte perdorimit .Ku ka derguar gjykata specialistet e vete ing ndertimi te licensuar nga gjykata dhe kane lene me shkrim ,kjo familje te largohet ne sekonde ,eshte rrezik vdekje .E kjo histori ka 7 vite e jo nga termeti . I jane derguar E.Rames kryeministrit te vendit nga kjo familje disa here leter ,por ka qene ne vesh te shurdhet ,dhe duhet te mbroje Rama cirakun budalla te tijin .I kane derguar dhe ish ne ate kohe min se mbrojtjes Mimi Kodheli disa here leter qe eshte e ndaluar kadekorikisht me ligj prishja e vend strehimeve ,por tamam si ne rastin e pare nga z Kodheli heshtje .Nuk e ekzaxhiroj ,sinqerish po te ishja une si Dako torollaku ,mua personalisht kurr nuk do ma mbante te prishja vendstrehimin ne truall shteteror per perfitime ne m2 ndertim edhe sikur tma shtronin me flori e me ar .A e kuptoni ju sa budallenj kane qene si Dako dhe drejtori i urnanistikes .
    E pa te permendur gjithe abuzimet nepr qytetin e Durrsit ,po aq me keq e flagrande eshte teritori i Plazhit qe eshte dhene jashte ligjit nga Dako si ne mall te babes leje ndertimi deri ne 5 metra nga deti ,e pa te permendur zizmizitetin e ligjin teknik te keti problemi .Ku kemi me dhjetra pallate dhene leje ndertimi me 7 kate dhe kane perfunduar ne 12 kate me vone .Kush e mban pergjegjesine ,cfare ben prokuroria ,Per fat te keq kemi viktima te pa fajshme ,dhe Dako eshte nje kriminel pa diskutim ,verjani emrin si te doni ,kriminel me dashje apo pa dashje .
    Drejtesia duhet te zbatoje ligjin per keto shkelje dhe vjedhje brutale , te denoje mafjen e ndertimit se te vetmen gje ne dore qe ka Familja Nedelko eshte ti shkruaje STRASBOURGUT leter dhe ta marin vesh mos funksionim dhe korrupsionin e shtetit shqiptar .Bile do te thoja e keqja me e madhe eshte , se PD nuk eshte kundershtare pa kompromos me PS ,kane ndenjur indiferent ,per rastin Dako ,sinjalizuar nga sikleti ,e me te drejte edhe PD nga fam Nedelko.??

    Dua ta mbyll ,me keqeardhje ti them te gjitheve te demtuarve nga termeti ,nga ndertimet e kohes te Dakos ,pra ndertimet e reja ,mos mbani shprese fare nga demagogu shejtan budallai Edi Rama , eshte mashtrues dhe kete e verteton ky shembell kokforte i familjes Nedelko ,qe eshte rrenuar ,demtuar ,si ekonomikisht e shprterisht jo nga termeti se ka 7 vite ,por nga mafja brutale e ndertimit .Ku sot keta kriminele kane futur koken nen rere si struci e mbrojne njeri tjetrin .Dua ta lexojne prokuroret e Durrsit ose kryeprok i Tiranes Z.Cela keto abuzime ,vjedhje brutale vetem nga nje rast e te mos kene frike nga keta bandite hajdute e kriminele se eshte shum turp per drejtesine . . Kane fituar nga korrupsioni galopant miliardat ,ku edhe mafja e Kamorros do ja kishte zili ,por akoma me keq se ka edhe viktima te pa fajshme .

    Rrespekt dhe faleminderit z Kertusha per kete shkrimin tuaj .

  • Bravo Ardit

    Me guxim e kurajo. Te lumte. Duhet te mbetesh nje ze i forte ne Durres. Koha punon per ty e jo per hajdutet.

  • Ardit,ke te drejte,por a mundet ta ndash gjushin nga Edi.Keta tipa,pa valerie e me vese,arriten e Moran Ps.Dhe hodhen me rruge kategorine tenderMirpo heroine se aty ketu,kane bere edhe”ndonje” krim te Vogel qe ka sjelle ndonje viktime.Me siguri do shkojne me p…. e semes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *