Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Durrësi mbytet, partitë krihen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Durrësi mbytet, partitë krihen
Letrat e Lexuesve

Durrësi mbytet, partitë krihen

redaktor
Published April 8, 2015
Share
SHARE

Për dy gjëra ankoheshin legjionet romake dhe skllevërit kur punonin për Durrësin: na mbyti uji që vjen nga deti dhe na grinë mushkonjat. Në periudhë gati të njëjtë ndërtohej edhe Amfiteatri edhe hyrja e rrugës Egnatia. Të dyja Perandori i zgjidhi, por sigurisht me punën e skllevërve vendas e të huaj dhe me mendje teknike. Për ujin përdori metodën e baticës dhe zbaticës që e bënte nëna natyrë dhe për mushkonjat përdori një lloj bime.

Nën kolltukun e prefektit të sotëm janë dhe sot të taposur qemerët romakë të cilat e zbraznin ujin me Taulanten si rrugë. S’kishte as pompa, as energji elektrike, as kanalizime e as vinça. E bëra këtë hyrje për t’u thënë pushtetarëve të sotëm dhe kryetarëve që garojnë: Na paraqitni planin e mosmbytjes së Durrësit. Çfarë ndodh? Janë 2 stacione pompe N.7 dhe N.8 që s’e shpëtojnë dot Durrësin nga mbytja. Me teknologjinë ruse stacionet e pompave janë jo efiçente kur prurja është normale. Qeveria komuniste me metoda kanalesh merrte ujërat që zbrisnin nga vila e kodrat dhe e dërgonte në det. Kanalet u zaptuan nga trojet. Sado pompa të fuqishme të vendosen, Durrësi nga stacioni trenit deri të ish-URT-ja do të mbytet. Shtoj këtu dhe pallatet e Taulantes e Currilave jemi të mbaruar. Ngelet për t’u bërë kanali nga vila deri te kodrat për të ndërprerë prurjen duke zhvendosur banesat që e kanë zënë. Po për mushkonjat? E keni parasysh një bisedë të E.Hoxhës me Stalinin për mushkonjat? Ai i tha: mbillni eukalipte. Edhe sot sa hyn në Durrës, bile në gjithë Shqipërinë u mbollën eukalipte. Pra kryetar bashkie në Durrës do të bëhet ai që e shpëton Durrësin nga mbytja. Deri më sot të gjithë kanë dështuar. Durrësin nga mbytja nuk e shpëton Partia, por Bashkia.

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

redaktor April 8, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?