Durrësi me 26 të prekur dhe dy viktima. Ja cila është ‘zona e kuqe’ e qytetit

Ornela

Durresi eshte qyteti i dyte ne vend, pas Tiranes qe ka numrin me te madh te te prekurve me koronavirus ne vend. Sipas te dheneve deri diten e djeshme ne kete qytet ishin 26 te prekur, nderkohe qe dy prej 15 vitkimave te shenuara ne total, jane nga qyteti i Durresit.

Spitalla e Durrësi është zona më e infektuar në këtë qark. Sipas tij, vetëm dje listës së të prekurve ju shtuan plot 11 persona nga i njëti fis, e bashke me te prekurin e pare, bilanci shkon ne 12 te infektuar ne fis.

Bëhet fjalë për një 71 vjeçar i cili para dy ditësh rezultoi pozitiv dhe dyshohet se është dhe shkaku i përhapjes së virusit në katër familjeve të tjera.

Ndërkohë dyshohet se i moshuari e ka marrë virusin nga djali i tij, i cili punonte në një call center në Durrës, e me pas djali ka infektuar edhe nenen. Nga keta e kane marrre dhe te afermit qe jetojne aty prane ose qe kane pasur kontakt me ta Te gjithe banojne ne shtepi private ne zonen e Spitalles.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Gjithe katunaret qe jane grumbullu ne Durres,mundesisht te jetojne ne Kulla malsie,,gjithe barqet ne nje konak.Te shtrojne Sofren e madhe,Te hane nje nje sahan..
    Keshtu virusi kinez mos te lodhet shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *