Duzha sqaron arsyet e ikjes:Te LSI se më mbrojti votat, PD do mi vidhte

anazapta

Deputeti i larguar nga Partia Republikane drejt LSI, sqaron arsyet që e çuan të merrte një vendim të tillë. Luan Duzha thotë se PD kishte ndërmend t’i vidhte votat, por LSI ia mbrojti ato.

“Së pari dua të theksoj se unë, Luan Duzha, duke filluar nga 30 shtatori 2013 do të jem pjesë e grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sigurisht që ky përbën një lajm të ri për shumë qytetarë, por jo për kryetarin e Partisë Republikane, zotin Mediu dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në qarkun e Elbasanit, zotin Imami. Pas mbarimit të procesit të votimit, edhe pse unë kisha hequr dorë nga komisionerët në rrethin e Peqinit me kërkesë të zotit Mediu, kërkova që në procesin e numërimit të kisha vëzhguesit e mi, pra të Partisë Republikane, por kjo kërkesë u refuzua nga Partia Demokratike. Kërkova me insistim mbështetjen e kryetarit të PR, zotit Mediu, por ai nuk kishte fuqi pasi zoti Imami nuk pranonte komunikimin me të. I kam kërkuar zotit Mediu, që nëse PD nuk më mbështet dhe kërkon të më vjedhë votat, do të gjeja mundësi të tjera. E ka pranuar dhe më ka thënë që vazhdo të mbrosh votën pasi unë nuk kam mundësi. Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën. Pra, jam habitur që ata që nuk donin që unë të isha pjesë e Parlamentit të më duan pjesë të grupit të tyre. Unë nuk mund të jem në një grup me ato që donin të më vidhnin votat, dhe i premtoj të gjithë elektoratit tim se unë do të jem përfaqësues i zërit të tyre në Parlament”, shprehet Duzha.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo luan duzha, je me i miri…elbasani vec ty te don !!! Forca se pd tani ska as kryetar, as imam as nishan !!!
    Bravo dhe njjehere

  • Me mire thuaj se te bleu LSI e se nuk kishte me se te te mbante PD. bravo djali me mire ne mes e dridhe nje here majtas e nje here djathtas si kryetari i partise
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *