Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani u thirr në Komisionin Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.
Gjatë fjalës së tij, Dvorani justifikoi veprimet e KED-s, për shpalljen e njëkohshme të listave, me faktin se sipas tij ishin tejkaluar të gjitha afatet. Sipas Dvoranit, KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk kishte funksionuar, ndaj në vitin 2019 kishte një punë të shtuar për të përmbyllur të gjithë procedurat për plotësimin e vakancave.
“Vendet vakante do të krijoheshin kohë pas kohe nga njëra-tjetrat. Në vitin 2019 për shumë arsye, ku së pari për shkak të vettingut, u krijuan të gjitha vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk funksionoi. Kështu që KED e vitit 2019 u ngarkua të bënte gjithçka. Së pari duhet të miratonim të gjitha aktet nënligjore. Ky proces na mori disa muaj”, u shpreh Dvorani.
Më tej, ai shtoi se KED nuk pati kohë edhe për shkak se deri në prill të vitit 2019 iu desh të plotësonte aktet nën ligjore për verifikimit të kandidatëve.
“Deri në fillim të muajit prill ne përfunduam paketën e akteve. Ne filluam verifikimin e të gjitha vakancave njëherëz. Ne ishim në kushtet kur të gjitha afatet ishin të tejkaluara, dhe duhet t`i bënim të gjitha njëherëz. Kjo u kushtëzua dhe nga një fakt tjetër, sepse në listat kishte më shumë se një kandidatë që kandidonte për më shumë se një vakancë. Këto nuk kanë ndikim te njëri-tjetri në kuptimin e paragjykimit të procesit”, tha ai.
Sipas Dvoranit një tjetër problem ishte dhe fakti se nga 57 kandidatura për vakancat e Gjykatës Kushtetutuese mbetën në garë vetëm 6 për të gjitha vendet vakante.
“Procesi i verifikimit zgjati deri në fund të muajit korrik. Gjatë vitit u verifikua dhe një fenomen tjetër, ku për shkak të s`kualifikimeve një pjesë e vendeve vakante mbetën pa numër të caktuar kandidatësh. U shqyrtuan 57 kandidatë, ku 15 kandidatë u tërhoqën dhe 20 kandidatë iu ndalua kandidimi. Në fund vetëm 6 kandidatë për të gjitha vendet vakante”, deklaroi Dvorani.
l.h/ dita

Lexova që është Dvorani “zyrtari i lartë” që ka takuar Henri Cili nën përgjim.
Edhe në rekursin e Alikove që pret në Gjykatën e Lartë të gjykohet, relatori është pikërisht Dvorani.
Në lajmet e botuara thuhet që zyrtari me të cilin u taku Henri i premtoi që “dosja Aliko do jetë në 50 dosjet e para”.
Me siguri një lajm qe do ti pelqente shume Metës, por që nuk e bzan sepse Çili ka ngrënë edhe në atë çanak sic hëngri tek i Saliut dhe po hante edhe tek i Ramiut
@redaktor, ktheu mbrapa dhe lexo prononcimin e Dvoranit per kete problem. Sa i perket ketij, heperhe, mua nuk me rezulton i perfshire. Sa i perket Çilit, qe eshte njeri i pazareve, kete nuk e kam dyshuar ndonjehere. Sot, distancimi i UET nga arrestimi i tij sigurisht qe thote diçka. Gjithsesi do jete drejtesia ajo qe do veje pikat mbi ‘i’. Drejtesia po jep shenja se nuk do jete me si ajo para Reformes ndaj durim.
O redaktor. Mos u merr me te degjuar! Degjova thote edhe tosi me Andet dhe Rakipi! Eshte “hear-say”