“Me një pjesëmarrje të ulët, por të qeta dhe paqësore, në Shqipëri përfunduan të dielën (30.06) Lokalet 2019. Ato janë të parat zgjedhje në Shqipërinë post-komuniste, ku opozita nuk mori pjesë dhe në mbi 50% të bashkive kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent” – shkruan gjermania Deutsche Welle.
DW ve në dukje se sipas KQZ pjesëmarrja e qytetarëve në votim është 21.6% që do të thotë 771 863 votues” nga 3,5 milion votues që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve.
Pjesëmarrja më e ulët, sipas të dhënave të KQZ ka qënë në Bashkinë e Lezhës, ku në votim morën pjesë vetëm 8,93 % të qytetarëve dhe më e larta në Bashkinë minoritare maqedonase të Pustecit, ku votuan 55% e qytetarëve.
Por PD, që drejton opozitën jashtë parlamentit deklaroi mbrëmë se pjesëmarrja në votime është 15%.
“Në 31 bashki, nga 61 që ka gjithsej Shqipëri nuk pati zgjedhje, por vetëm votim. Përtej karakterit një partiak të votimit në 31 bashki dhe pjesëmarrjes së ulët, në Lokalet 2019, pati shumë pak incidente. Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme u proceduan penalisht 3 persona dhe 2 të tjerë u arrestuan me akuzën e pengimit të procesit zgjedhor” – shkruan DW.
Më tej DW ironizon faktin që lokalet 2019- konsiderohen njëherazi fitore si nga Rama dhe Basha.
“Kryeministri Rama, në një komunikim publik, në orët e vona të mbrëmjes së te dielës, pas mbylljes së kutive të votimit, i quajti Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit “një fitore për një Shqipëri Europiane, humbje me turp e Shqipërisë së djeshme”. Ndërsa kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Basha, në fjalën e tij në përfundim të votimit i quajti
“braktisje masive e maskaradës së votimit një partiak të Edi Ramës, refuzim i 85 % të votuesve të regjistruar ndaj votimeve të paligjshme moniste”. Sipas tij votimet e të dielës u karakterizuan, ” nga manipulime masive dhe blerje votash” – shkruan DW.
e.t./dita

mediat ne sherbim te shkaterrimit te Shqiperise
nuk do ken me asnji rezultat ne hapasirat shqiptare ,
jo se do t’i ndaloje shteti apo dikush tjeter ,sepse kjo eshte
tashme e pamundur ,
por sepse i ka dal tashme boja ne mbare opinionin Shqiptare .
Te gjithe ne kte Bote i shikojn zgjedhjet ne Shqiperi ,
me syrin e tyre dhe padyshim sipas pozicionit te vet vs
Shqiperise .
Ne shqiptaret i shofim aty realishte me syt e se ardhmes shqiptare .
Kto zgjdhje ishin nji9 hap gjigand drejt konsolidimit te Demokracise
dhe ndarjes pergjithmone nga maskarada qe Bota
kultivoj ne politriken shqiptare ne kto 30 -vjet ,
ishte nji Fitore per qytetarin shqiptare dhe vet Shqiperine .
Intepretimet e mediave te huaja apo vendase ,
( kommt den Albaner am Arsch vorbei )
Per cfare zgjedhjesh na derdellis ti o mije kenetash, per zgjedhjet me te turpshme ne historine e perzgjedhjeve allahuligane shqiptare nga fuqia super e ndyre e pushteteve? Turp dhe marri e bashkefajesi se bashku. Ne moralin e te pamoralshmeve rama-vic e velia-vic me soj e sorolloper eshte ti kerkojne falje popullit per kete masakrate banditeske zgjedhjesh, dhe te shporren njehere e mire nga pushtetet e politikat e dites, perderisa shumica e populli nuk deshiron. Ndryshe qendrimi ne pushtetet e votave te vjedhura,apo 21% perqindeshi flasin shume. Tashme i del per detyre cuces Marku si kryeprokurore e pergjtheshme e perkoheshme te nise veprime ligjore penale per grabitesit e votave te 2017 e 2019, ndyshe jo shume larg do te behet bashkefajtore me dhunuesit e ligjve ne bangen e Drejtesise. Per kujtese nga zyrtaret ne SHBA orjentimi ishte, zgjedhjet te behen, pastaj Drejtesia te vendose per to. Kush nuk e kupton faji nuk eshte me i popullit, por i kapijes se pushteteve nga bota e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik, qe kerkon NDESHKIM.
FAKE medie Gazetare ordinere
Ia shtofte Zoti konkurrencen!!!
A ka gja ma te kendeshme qe te mos kete aspak humbes e prishaqefes.Po vetem fitore per dy kundershtaret.Jo njeri te fitonte e tjetri te humbte.Ja pra kjo asht mrekullia qe nuk e parashikon as Zoti siper atje nga qielli.
Nga corba e gatuar njeri merr mishin tjetri lengun.Ai zavalli po te kishte lene rrugaqerin e t’iu afronte corbes vec lengut mund te merrte edhe ndonji kollofitje mishi.Megjithe kaq jane te kenaqur me fitore.
CIRK NE KOLONI