Para dy dekadash filloi procesi kundër presidentit serb, Slobodan Milosheviç, i cili vdiq në qeli i pa dënuar. Por idetë e tij që çuan në luftën e Jugosllavisë, në vrasjen e shkatërrimin jetojnë ende, shkruan Deutche Welle.
Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së Slobodan Milosheviçit. Sot (12.02)para 20 vjetësh filloi procesi kundër Milosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Presidenti serb, që gati ishte deklaruar në sundimtar të pakufizuar, akuzohej për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. I akuzuari, politika e të cilit kontribuoi në luftërat që shpërbënë shtetin shumëkombësh, Jugosllavinë, nuk e pranoi legjitimitetin e gjykatës. Ajo ishte thjesht “ilegale”. Katër vite më vonë Milosheviçi ndërroi jetë nga infarkti në zemër para shqiptimit të dënimit.
Revolucion pa ndryshim
Me largimin e tij nga pushteti në vitin 2000 përmes të ashtuquajturit revolucioni i tetorit, Serbia filloi të ketë shpresë pas vitesh në autokraci dhe luftërave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zoran Xhinxhiç, që kushte studiuar në Gjermani dhe ishte i lidhur me perëndimin, konsiderohej si garant për reformat dhe shfuqizimin e elitës së vjetër.
Por programi i tij u ndërpre papritur, i vrarë nga krerë të policisë speciale paramilitariste të Milosheviçit, “Beretat e kuqe”. Tani vrasësit e dënuar me 40 vite burg sërish zenë kryetitujt e mediave. Aktualisht ka një peticion që kërkon lirimin para kohe të të dënuarve.
Përpjekja për rehabilitimin e vrasësve të Xhinxhiçit i përshtatet peizazhit aktual politik. Ideja e dikurshme e Milosheviçit, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të përbashkët, çoi para më shumë se dy dekadash në luftë e shkatërrim.

Në luftëra të përgjakshme u përpoq të arrihej qëllimi për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Nga viti i kaluar ky program nacionalist nën moton “Bota Serbe” është futur sërish në sallonët e politikës. Beogradi duhet të kudjeset për njerëzit e tij në vendet fqinje, me qëllim që ata të mos diskriminohen, kjo është kredoja. Por ky është vetëm “justifikimi”, që Beogradi të përzihet sërish në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Mal të Zi, kudo ku jetojnë pakica të mëdha serbe.
Të vjetrit e të rinjtë
E është rrjedhojë logjike, që idetë e Milosheviit ringjallen sërish. Sepse krerë të politikës së vjetër japin sot prapë tonin, në krye është presidenti i gjithëfuqishëm, Aleksandar Vuçiq. Në kohët e Milosheviçit ai punonte për një program propagandistik të serbëve boshnjakë dhe nga viti 1998-2000 ishte ministër i Informacionit. Emri i tij që atëherë është simbol i presioneve ndaj mediave të huaja e vendase.
Sot po praktikohen sërish recetat e vjetra. Mediat janë në shërbim të Milosheviçit kur të dëshirojë ai. Këtë e garantojnë gjelat e fryrë të mediatve nga rrethi i pushtetmbajtësit si Zeljko Mitrovic, (“Milosheviçi është hero”), televizioni i të cilit Pink është si shtëpia e presidentit.
Milorad Vuçeliç, po ashtu kuadër i Milosheviçit dhe nga viti 1992 deri në vitin 1995 drejtor i përgjithshëm i televizionit propagandistik shtetëror, RTS drejton sot gazetën e njohur bulevardeske “Novosti”.

Gazeta përpiqet si më parë të provojë në artikuj të panumërt, se serbët po shtypen prej shekujsh nga popujt fqinjë dhe nga bota e huaj. Kësaj renditjeje nuk duhet t’i mungojnë as emrat e të dënuarve për krime lufte, si gjenerali Vladimir Lazareviç apo Dragan Vasiljeviç (Captain Dragan) që sot nderohen nga shteti. Opozita e sotme e ndodhur nën presion, dhe historianë kritikë nuk bien në ujdi vetëm për një gjë: “nëse sot sundon një situatë si në vitet 90-të” apo është “më keq se në vitet 90-të”./DW
a.m.dita

Rrofte bota serbe …
Por mos u trembni ne shqip ajo nuk perkthehet ashtu
Ne shqip ajo dmth krejt tjeter alla inglise “OPEN BALLKON”
Edhe Osmanet “kane vdekur”por kane Veziret,Pashallaret,Bejleret modern.
Ua kane shker…..er Identitetin,Kombesine Greke Vorio Epirote.
Kane ngritur jo shume por disa mijera Xhamija,Teqe,Medrese,Skolio turke.
Qendres se Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos i ka bere “Pella-Zagaret” ta quajne Stamboll dhe jo Kostantinopolis.
Kjo do te thote se Ilyret nuk flisnin te njejten gluhe (Glosa) me Arnautet se i thonin qe ne kohen e Pirros Polis dhe jo Qitet nga Cita ital.
I thonin Kratos jo Shtet nga State.
I thonin Filo jo Mik apo Armik Italisht.
Fjala Filo-Sofia (Amico i Diturise) tregon fare qarte (certo ital) qe Ilyret nuk kane asgje te perbashket me Arnautine.
Ironia eshte (Irony Este) se duke ndryshuar Emertimet Greke te Vorio Epirit ne Emer te nje Pashalleku turk te krijuar nga Fuqite e Medha kujtojne se ja arriten (arriva ital) qelllimit.
Kombi eshte i Shenjte Vellezer.
Mos u perdorni nga shtete Imperialiste.
1. Jugosllavia ishte praktikisht “Serbia e Madhe”
a. Kush e krijoj Jugosllavine?
b. Cilat qene aresyet e krijimit te saje?
2. E bej kete pytje sepse:
a. “Jugosllavia, e komanduar nga Serbet” deshtoi.
b. Ajo u shperbe. Pra ato qe e krijuan i kishin bere
“gabim llogarite”