Dy aksidente u regjistruan në minuta e fundit në qytetin e Vlorë në dy pika të ndryshme.
Në zonën e Lungomares, një automjet është përplasur me një motor, kurse aksidenti i dytë është regjistruar në zonën pranë spitalit të qytetit.
Edhe në këtë rast, janë përplasur një motor me një makinë.
Si pasojë, të dy drejtuesit e motorëve janë plagosur. Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Për sa i përket shkaqeve të dy aksidenteve të ndodhura, nuk ka informacione.
l.h/ dita
