Drejtuesi i një mjeti mbeti i vdekur në “Rrugën e Kombit” në drejtim të Kukësit.
Sipas policisë, shkak ishte përplasja e dy makinave, një Volkswagen me një furgon tip Benz.
Të dy makinat drejtoheshin nga shoferë që banojnë në Kukës.
Por drejtuesi i Volkswagen ishte i pafat.
Ai humbi jetën sapo mbërriti në spital.
Ndërkohë një aksident i dytë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”.
Një automjet tip fuoristradë që po udhëtonte drejt Kosovës doli nga rruga, por për fat njerëzit që udhëtonin me të shpëtuan.
Ngjarja ndodhi në dalje të Kukësit në vendin e quajtur ‘Lugina e Drinit’.
Në vendngjarje shkoi policia e cila konstatoi se makina ka qenë me shpejtësi të lartë dhe për këtë arsye doli nga rruga, e ndikuar edhe nga lagështira.
Udhëtarët pësuan lëndime, por kërkuan të vazhdonin udhëtimin për në Kosovë, e nuk pranuan dërgimin në urgjencën e Kukësit.
a.s/dita
