Dy aksidente janë shkaktuar nga reshjete dëborës që filluan pasditen e së dielës në Kukës.
Në Rrugën e Kombit janë vështirësitë më të mëdha pasi përtej dëbores, mjegulla e dendur e vështirëson kalimin në këtë segment ku si pasojë u shkaktuan edhe dy aksidentet tek tuneli Kalimashit-Dukagjin.
Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera.
Shkak për aksidentin janë bërë kushtet e vështira klimaterike dhe lagështira e rrugës. Njëra nga kamionët e përmbysur kanë bërë që i gjithë malli që ndodhej në të, të dalë në rrugë.
Ndërkohë kompania koncensionare po bën pastrimin e rrugës. Fatmirësisht nga dy aksidentet në fjalë veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Keto shofera komandohennga makınat dhe jo te komandojne ato makınat,