Dy aksidente në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

anazapta

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “21 dhjetorit”, në Tiranë. Mësohet se si pasojë e përplasjes së automjetit tip Benz, me të cilin udhëtonte, ka humbur jetën drejtuesi i tij, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në një tjetër aksident të ndodhur në zonën e Brrylit. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy makinave. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *