Dy aksidente të tjera tek ‘Mali i Robit’, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës

Ornela

Qyteti i Durrësit është zgjuar me aksidente ditën e sotme.

Pas ndarjes nga jeta të 21-vjeçarit i cili u përplas me trafikndarësen në Golem teksa ngiste kamionçinën, një tjetër aksident ka ndodhur në zonën e Malit të Robit.

Katër mjete të tjera janë përplasur në autostradën Durrës-Kavajë. Ndërkohë raportohet se trafiku është ngarkuar dhe bllokuar tek Mali i Robit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidenteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *