Dy aksionerët e TCh padisin gjyqtaren që pezulloi shkarkimin e administratores

Dita

Dy aksionerët e kompanise Top Channel, Albert Sino dhe Aurel Baci, kanë ngritur një akt padi ndaj gjyqtares Teuta Hoxha e cila sipas tyre me vendimin e marrë, për mos shkarkimin e administratores i ka shkaktuar një dëm të rënd kompanisë “Top Channel” shpk.

Në padinë e tyre, ata theksojnë se është shmangur detyrimi i gjykatës të zhvilloj seancën në prani të tyre, dhe si pasoj ka shkaktuar vepër penale parashikuar nën nenin 248 të Kodit penal.

Një javë më parë Gjykata e Tiranës vendosi të detyroj aksionerët e mësipërm të njohin si administratore zonjën Vjollca Hoxha, e cila ka dhe 40 për qind të aksioneve. Nga ana e saj zonja Hoxha ka ngritur padi ndaj dy aksionerëve rreth faktit se është shkelur Kodi i procedurës civile kur ata kanë blerë aksionet, nga ish burri i saj, pa u pyetur ajo.

 

padia

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *