Dy aktorë i shpëtuan sulmit në Nisë të Francës

redaktor

Dy aktorët e filmit “Fifty Shades Of Grey”, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson ishin në Nisë, Francë, gjatë kohës që ndodhi sulmi terrorist, për të filmuar pjesën e tretë të filmit.

Aktorët u filmuan në një skenë romantike me varkë afër Saint-Jean-Cap-Ferrat, vetëm disa orë përpara se të paktën 80 persona të vriteshin nga një terroristi, i cili përplasi kamionin drejt një turme të madhe njerëzish që po festonin, të enjten.

Producenti i filmit Dana Brunetti konfirmoi në mediat sociale se të gjithë pjesëtarët e kastit të përfshirë në film, ishin të sigurt.

“Nga produksioni konfirmohet se të gjithë ata që punojnë në jug të Francës janë në rregull”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Në Nisë të Francës, natën e sulmit ndodhej edhe këngëtarja Rihanna, e cila anuloi koncertin e saj për fansat, si pasojë e pasigurisë në vend.

Share This Article
3 Comments
  • C’pune kane ate te dalin rrugeve te Nices, ata jane per jete qej e pa**** jy na thoni se si shpetuan nga sulmi terrorist.
    Ne sulmet kriminale terroriste e kane pesuar dhe jane vrare vetem qytetare te thjeshte, te pasurit dhe te fameshmit jetojne ne parajsat e tyre dhe jane jashte realitetit dhe vite drite larg prej halleve te qytetareve te thjeshte.

    • këta kanë harruar të thonë se dhe tom kruiz i ka shpëtuar po ashtu sulmit në nicë!!ai para dy vjetësh xhiroi një pjesë pikërisht në bulevardin e anglezëve!!bile dhe shon koneri që ishte për pushime para 12 vjetësh atje!!e ka shumë e shumë të tjerë që i kanë shpëtuar në këktë mënyrë!!bile katër shokët e mi që jetojnë në afërsi të nicës i shpëtuan sulmit sepse kanë shkuar në tailandë me pushime!!dy të njohur i shpëtuan gjithashtu sepse shkuan atje tre ditë pas sulmit!!
      duhet të jesh pak i hapur në përfytyrim or kapterr baba!!jo kaq i mbyllur saçji ti!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *