Enigma e 6 milion eurove të tërhequra në Tiranë, dy analistët: “SPAK mund t’i kërkojë provat për Berishën te amerikanët”

redaktor

Gazetarët Skënder Minxhozi e Lorenc Vangjeli thonë se SPAK-ut i mungon vullneti ose kurajo për të hetuar Berishën sepse mundësitë për prova janë të gatshme:

Pjesë nga një bisedë TV mbrëmê:

Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.

Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.

Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu.

E fundit, në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.

Intervistuesi: Ku kanë përfunduar?

Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.

i.b. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Cdomethene kjo”te kerkojne te amerikanet?pse ,keto vendime te amerikaneve nukund te sherbejne si indice per hetim?Persheshi eshte bere ketu.Dosjet Jane ketu.Ka denoncime te bera ketu.Mos valle doni ti mbuloni,ju analistet e menderuar?Apo doni ti beni hyzmet Saliut si i “pafajshem”per nongratat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *