Dy opinione: Pse vazhdojmë të marrim arratinë nga Shqipëria

Ornela

 

Entela Resuli

Dom Gjergj Meta më pat thënë në një intervistë se problemet me të cilat përballen njerëzit sot janë kryesisht  të dy llojeve: varfëri ekonomike dhe çorientim ekzistencial, apo shpirtëror.

Blerina Hamzallari, pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale i thotë Dita-s se “ne po nuk gjejmë paqtim në tri elementë të domosdoshëm për dinjitetin njerëzor: meritokraci, standarde jetese dinjitoze dhe siguri për të ardhmen”.

Edlira Gjoni, eksperte komunikimi, shprehet se, “në Shqipëri ka shumë dëshpërim; ka klimë negative, helmuese. Kjo vjen së pari nga niveli shumë i lartë i papunësisë, por të mos fshihemi pas gishtit, vjen edhe nga niveli mjaft i lartë i mos-leximit, ndikimit nga interneti, nga kultura jonë e zvarritjes. Sipas Eurobarometrit, çdo vit Shqipëria renditet e para në rajon për përdorimin e rrjeteve sociale. Aty është vendi ku psikoza e depersonalizmit dhe vaniteti janë më të fortë se vetë dielli i gushtit”.

 

-Blerina, çfarë na shtyn të kërkojmë të largohemi, pse nuk kërkojmë ta ndërtojmë punën, jetën, në vendin tonë?

Studimet mbi emigracionin në Republikën e Shqipërisë referojnë një sërë faktorësh nxitës. Ndër themelet e proceseve migruese vazhdon të jetë faktori klasik ekonomik i bashkëshoqëruar me një sërë faktorësh politikë, arsimorë, socio-kulturorë,etj.

Është e rëndësishme të kuptohet që pavarësisht se arsyet për emigrim duket sikur nuk kanë ndryshuar, kuptimi mbi to ka ndryshuar shumë. Shqiptarët nuk ikin për të siguruar minimumin jetik në vendet e destinacionit emigrues, por për të ndryshuar standardin e ofertës ekonomike, socio-kulturore, arsimore, shëndetësore,politike (barazia para ligjit, meritokracia, liria jo thjesht për t’u shprehur, por për t’u dëgjuar) ndryshe nga vendi i origjinës.

Në këtë tranzicion të pafund shqiptarët kanë etalone të reja për analizë dhe reflektim ndaj çfarë ata duan, kur e duan, dhe të punojnë qoftë edhe individualisht për t’a patur. Shqiptarët nuk duan të ikin nga “marrëzia” e ikjes, janë një popull që e njohin emigrimin qysh hershëm dhe kjo i bën ata racionalë në zgjedhjen e tyre për të ikur.

Emigrimi i sotëm nuk është mungesë dëshire për të qëndruar në vendin tonë, as pamundësi për të siguruar të ardhura për të jetuar në vendin tonë, fakti që studimet referojnë se ata që paguhen krahasimisht mirë synojnë të largohen do të thotë që minimalisht ne nuk gjejmë paqtim në përgjithësi me tri elementë të domosdoshëm për dinjitetin njerëzor: meritokraci, standarde jetese dinjitoze dhe siguri për të ardhmen.

-Ky dëshpërim masiv, mos është pak edhe ngjitës…?

Sikundër dhe më sipër u përpoqa që shkurtimisht të analizoj, mendoj se emigrantët e sotëm shqiptarë nuk janë të dëshpëruar, por janë racionalë në projeksionet e tyre për të ardhmen, janë kërkues ndaj vetes dhe duan të minimizojnë kushtëzimet në raport me të drejtat, për më tepër zgjedhjet e tyre janë projeksion afatgjatë i të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Pra fjalën dëshpërim masiv do ta zëvendësoja me siguri me fjalën keqardhje, që shpreh qartësisht ndjenjën e çdo kujt që vendos të largohet.

-Sa ndikon politika në këtë pikë, duke patur parasysh se ajo ka një rol të rëndësishëm në vend, por nga ana tjetër edhe ne jemi një popull që konsumojmë shumë politikë?

Politika është instrument për arritjen e qëllimit. Edhe në rastin e emigracionit, politikëbërësit duhet të reflektojnë në forma të veprimit aktiv real dhe jo publicitar.

Kjo, për të ndërhyrë efektivisht në përmirësimin e kushteve që nxisin flukset emigratore. Politika nuk është përralla e çdo mbrëmjeje në ekrane, por realiteti i çdo mëngjesi.

***

 

Edlira Gjoni: Largime ka, por reflektim jo

-Edlira, ju shqetësojnë shifrat e largimit të shqiptarëve, apo e dëshirës së tyre për të ikur nga ky vend?

Duhen parë arsyet. Emigrimi në botë ndahet në 9 kategori mes të cilave, largimet nga lufta, ato për arsye ekonomikë, për bashkim familjar, për studime, për biznes, për karrierë apo edhe largime të detyruara nga faktorë të fortë politikë apo ushtarakë në një vend.

Shqipëria nuk është në luftë. As nuk jemi nën gjenocid. E megjithatë, shifra e largimeve është alarmante. Kurse shifra e atyre që duan të gjejnë patjetër mundësinë që të ikin, është tragjike (79 %, sipas sondazhit të kryer vitin e kaluar nga Gallup). Përtej përpjekjeve për ta normalizuar këtë fenomen duhen parë arsyet e vërteta përse duan shqiptarët të ikin, veçanërisht të rinjtë.

E para është mungesa e punës. Batutat politike për punë e profesionistë janë të bukura, por ama nuk sjellin vende të reja pune. Mungesa e investimeve të huaja është lënguese. Meritokracia është vetëm koncept retorik. Sipas një studimi rajonal të bërë nga Banka Botërore në vitin 2017, 60% e të rinjve shqiptarë nuk gjejnë dot punë në profesionin e tyre pas  diplomimit, kurse në shkallë vendi, papunësia si për ata me diplomë universitare, si për ata me arsim të mesëm, ngelet mjaft e lartë. Kjo e bën dëshpëruese jetesën e një familje që sheh djalin apo vajzën pa  mundësi punësimi e pa të ardhura në fund të muajit.

Tregu është i parregulluar dhe për shkak të kaosit në standardet e tij, është përforcuar edhe miti i punës në sektorin publik.

Të gjitha këto sjellin deformime, pritje të gjata, zhgënjime, ulje energjish e një mpirje totale të rinisë, që e sheh zgjidhjen e vetme jashtë vendit.

Por lajmi i keq është se nga Shqipëria duan të largohen edhe familjet e reja që mund të jenë të punësuar e me standard të mesëm jetese…

Largimi i tyre bëhet për arsye të tjera, të lidhura me mirëqenien sociale, dinjitetin që këtu e ndjejnë të prekur, largimin nga vulgarizimi dhe dëshira për të jetuar në mjedis tjetër kulturor apo arsimor, me më shumë mundësi për veten dhe për fëmijët e tyre. Këtë e bëjnë në përgjithësi familjet që nuk kanë pasur ndonjëherë poste të larta politike apo mundësi përfitimesh brenda natës, pra familjet e thjeshta e të respektuara shqiptare.

-Po në fakt shoqëritë janë gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë, kudo lëvizin, pse ne duhet t’i marrim si shqetësuese këto shifra?

Edhe mund ta bëjmë krahasimin me vendet e tjera, nga ku kanë ikur më shumë emigrantë sesa Shqipëria, por do të na ngecte krahasimi në fyt. Polonia për shembull, me futjen e saj në BE në vitin 2004, pa fluksin më masiv të largimeve drejt perëndimit. 4 milionë polakë lanë vendin brenda muajve të parë të lëvizjes së lirë.

Ama, ndryshimi është që Polonia bëri një studimi të vetes, studimit ekonomik dhe bëri ndryshimet e kërkuara. Së pari, liroi politikat migratore për vendet e lindjes dhe brenda dy vitesh, 4 milionë ukrainas, bjellorusë e të tjerë, u bënë emigrantë ligjorë dhe mbushën boshllëkun e lënë nga të larguarit.

Së dyti, u hartua strategjia më efektive ekonomik e ish-vendeve të lindjes dhe në vetëm 8 vjet, Polonia e rriti GDP-në me 83%. Sot që ne analizojmë, polakët kanë filluar të kthehen, sepse në vend kanë shkuar për investim kompanitë më të mëdha gjermane e daneze.

Pra ja që krahasimi me vendet e tjera nuk qëndron, sepse ato bëjnë studime e marrin masa ekonomike e zhvillimore, kurse Shqipëria, i vetmi hap që ndërmerr është të mohojë problemin me çdo kusht.

 

*****

Intervistat e plotë mund të lexohen në versionin print të gazetës

Share This Article
21 Comments
    • Ligjet janë aty, por nuk.guxon t’i zbatojë njeri se pleparëve ua kanë shtrënguar hallatet me pinca.

    • Mire Shqiperia qe eshte e varfer dhe nuk investon askush sepse nuk jane te interesuar qe vendi te mekembet por le te shikojme Greqine fqinje. Duke filluar qe nga viti 2008 nga Greqia kane emigruar 427 mije njerez. Qe nga fillimet e vitit 1900 nga Greqia jane larguar 1 milion e 724 mije qytetare. Vetm ne vitin 2013 u larguan 100 mije qytetare greke. Fenomeni i largimit ka vazhduar me te njetin intensitet edhe gjate 2014 dhe 2015, sigurisht edhe tani. Ka pasur tre vale emigrimi nga Greqia. Te gjitha perfshinin 15-40 vjecare. Kini parasyshb qe Greqise i kane dhene 1 trilion dollare borxhe. A mund te beni nje krahasim te lehte me Shqiperine, ju gazetare qe hidhni vetem helm? Shqiperia nuk ka marre as edhe nje kacidhe me rendesi ekonomike nga fuqite e medha industriale dhe gjoja miqte e saj. Me perjashtim te disa lemoshave 80-90 milion euroshe, Shume pak. Qeveria e lene ne mes te kater rrigeve ka gjetur PPT-te qe te mbijetoje ne keto kushte te ‘izolimit’ apo ‘sanksioneve’ ekonomike. Dikush do te thoshte askush nuk i ka shpallur Shqiperise sanksione. Po, po nuk i kane te shpallura. Por, jane te pashpallura. Dikush ka bere plane ta shkaterroje Shqiperine pak nga pak. Edhe mund te jene te suksesshem. Por ju gazetare vetem helm nxirrni. Flisni per zgjidhje dhe jo per halle. Cfare propozoni ju? Kush eshte zgjidhja me e mire perballe ‘sanksioneve’ ekonomike? Njerezit do te ikin per shume aresye. Sigurisht kryesorja eshte ekonomike. Te rinjte shikojne shqiptare qe jetojne jashte kusherinjte e tyre, familje te njohura qe jetojne me mire. Por, jo me pune me te mira. Shume halle, shume vuajtje, me pune te rendomta, jo te vleresuar per aftesite e tyre. Nuk ka meritokraci as ne Perendim. Ka vellazeri gjermane, franceze, britanike qe mbeshtesin njeri tjetrin per nje pune, per gjithcka. Meritokracia eshte ne letra por jo ne realitet. Eshte e qarte qe ato qe jane intervistuar nuk e kane idene se cfare ndodh ne Perendim dhe se cpo ndodh me Shqiperine. Duket qe gjithkush fajeson qeverine. Sikur qeveria te ishte pergjegjese nese ti hap nje biznes privat te prodhosh kunguj apo domate apo qepe apo shalqinj apo vere. Ata qe jane te perkushtuar kane ecur, kane bere prokopi, kane vene pasuri. Por per disa eshte me e lehte rruga e thjeshte e krimit, vrasjes, vjedhjes. Shtrojunin punes dhe beni jeten tuaj te bukur. E tha bukur nje gjermano-shqiptare qe u kthye ne Shqiperi: ‘nuk ka jete perfekte, vend perfekt, dhe pune perfekte’.

    • Sepse jane popull i mallkuar nga zoti dhe i denuar të bredhi si
      “çifuti në shkretëtirë “përjetësisht duke shlyer kështu krimet
      kolektive te persekutimit,vuajtjeve dhe pushkatimeve të njerzve
      të pafajshëm per 50 vjet.

  • Shqiptaret vazhdojne te ikin nga Edi Rama dhe sharlatanizmi i Tij Qeverisës që të kujton herë Haxhi Qamilin dhe herë Gaddafin!

  • Epopé rilindjotësh

    Dikur ka qënë socialistja,
    Me qytetarë të zgjedhur,
    Sot me një tufë çupëlina,
    Dhe burracakë të tredhur !

    Me kaqola të tredhur,
    Është mbushur partiçka,
    Sytë ke paraja mbërthyer,
    Dhe mendjen ke piçka !

    Ato që dikur ishin tabú,
    Sot reklamohen si “parime”,
    Epopeja e ripjellsave tanë,
    Bash si lesh me qime !

  • Pyetjet qe behen jane pyetje te cilat nuk u jepe asnjeri [perrgjigjen e sakte.
    Ne ter historin botrore Puna eshte stremullari i jetes.
    Nje kenge nga Kosove thuhet.
    Ngreu Ngeru o puntor.
    Se ti boten e ke ne dore.
    Flej gjum o dembel
    Se per ty drita kurr nuk del.!
    Ja pra i solla kete grup vargjesh per ti thene se jeni hallakatur shum dhe tek thelbi i problemit nuk delni asnjeher.
    Po cili eshte thelbi i Problemit.
    ESHTE SHKLATRRIMI I EKONOMISE NGA POLITIKA ANTIKOMBETARE E BERISHES .KJO ME ZE E ME FIGURE.!
    Pra shkatrrimi i 1 milion vendeve te punes beri qe si ta thojme.”Bletes po ti prishesh zgjuanin ajo iken dhe humbet.”
    Pra keshtu eshte edhe Puntoria. Po t`ja prishesh vendet e punes ajo detyrimishte do te largohet.
    Pra kjo eshte arsyeja kryesore qe shqiptaret largohen nga vendi i tyre se eshte punuare nga Partia Demokratike vetem per shkatrrim dhe kurre per ndetime.
    Mos kerkon arsye te tjer.Kjo eshte themelorja pastaj vijn me rradhe te tjerat te cilat jene te varura pi8krishte nga kjo.

    • Po 6 vjet pas Berishes pse vazhdojne ikin o Aaiu nga Selenic

      Qe as shqip nuk di ta shkruash emrin tend

      Ikni ore militante qorra

      Ai e mban Berishen si gogol qe te vazhdoj te vjedhi e ju te thoni: Aman vetem gogoli mos kthehet

      Dhe keta dy qelbesira kane bere paktin e 2008

      Qe e bejne te detyrushem rotacionin PS-PS,

      Ndaj ikin shqiptaret

      Dhe ngelen idiotet si AAIU ketu siper

  • PSE IKIN SHQIPTARËT

    Shoke,kemi ne mes tene
    shum’ armik’ e tradhetore!
    Popo! mos u qofte thene!
    Veç qe s’kane gje ne dore.

    Harruane memedhene
    Dh’e e lane kombin tene
    E nje tjetere na gjene!
    Popo! mos u qofte thene!

    Lane zonjen e levduar
    E zune nje kurve shtrige
    Te ndyt’ e te mallkuar
    te felliqur e te lige.
    ……..
    Miqt’ armiq i kane bere,
    Armikete miq i zune,
    Qysh jane fyell te tere!
    Ç’eshte kjo e madhe pune!

    Fajin e madh kur do ta njohin
    Njerezit e mallkuar?
    Dritene pse nuk e shohin,
    Apo jane te verbuar?

    Jane se gjithash te marre
    Dhe te liq me te vertete,
    Memedheut bejne varre
    Po do te bien vete.

  • PSE IKIN SHQIPTARËT

    Ç’thot’ ajo e ve e gjore
    mbretereshe pa kurore
    faqe-çjerrur,lesh-leshuar;
    Shpirt e zemer perveluar;
    Gjysm’ e vdekur:’ì’O shqiptare
    Nenes mos ja beni varre!”

  • PSE IKIN SHQIPTARËT

    ”…ne rrugat e qytetit tone,
    nje jete e fikun,nje jete e shterun,
    shpirt i molisun,zemer e therun,
    nje za vorri,nje jehone
    qe vallzon naten vone
    neper rrugat e qytetit tone.”

    • Na bere per te qare o i uruar,per te vajtur ne hale doja te thoja,me gojet hale te shpifur

      Rruge te mbare ati qe iken,pac fat e te dalte jeta per mbare o njeri,zoti te ndimofte,leri majmunet
      e xhungles,qente le te lehin karvani te eci perpara

  • Teme interesante ne D I T A.Te gjitha argumentet qe theksojne Zonjat e nderuara qendrojne.Une do te perforcoja se:
    1-Parrulla Enveriste se..” populli yne eshte punetor e liri-dashes ..qendron 50 %.Tek ne njerzit e afte per pune nuk punojne dhe kerkojne tu vije leku nga qielli.Dhe KLUBET e kafeneve qendrojne plote perdite,dhe naten valojne DISKOT me lloi-lloi shfaqesh jo dinjitize per natyren tone dhe gjumi zevendesohet diten dhe injorohet mesimi,puna familja.Teoria se tek ne rrogat jane te ulta nuk preceptohet drejte.Me pare duhet te punohet per te rritur ekonomine e vendit e mandej te rriten rrogat dhe jo e kunderta.
    -Ne ekonomin tone qe u shkaterrua pas 1990 se gjoja eshte ndertuare ne socializme ishte armiqsore.Dhe nuk u mbajte asnje pergjegjesi.Kjo do jete me pasoja shume gjate,pasi ne nuk mund te ndertojme më nd/je, kombinate e uzina pundesimi.Demokracia te ne u keqkuptua dhe mbisundoi injoranca ne drejtimin e shtetit.
    2-Shume njerz te padale nga vendi prej vitesh thone..ta provojme njehere perendimin.Ata qe nuk gjejne pune e rehati-kthehen.Kjo do vazhdoi gjate si ne gjithe Europen e Boten.
    3-Shume njerz migrojne per tu pasuruare ne menyre te paligjeshme..me droge,prostitucion,vjedhje,vrasje me pagese,etj.Fakti se shume nga te rinjte tanet jane bere problem ne shume vende te Europes si ne Hollande,Angli,France,etj.e tregon mesemiri kete.
    4-Shume njerz migrojne edhe nga shellja agresiv e shume politikaneve qe çdo dite kercenojne me lufre civile duke njgjallur frike e mosbesim te njerzit.Shembull ishte 30 qershori zgjedhor ku opozita kercenoi per destabilizim.
    5-Se njerzit shofin se drejtuesit partiak e qeveritar jane pasuruare ne menyre te pa ligjeshme dhe nuk ka shkuar asnje ne burg,por eshte denuare fukarai.
    6-Shume te tjere migrojne per te humbur gjurmet e krimeve qe kane bere per tju shmangur denimeve te drejtesie.
    7-Tek ne nuk eshte zgjidhur problemi prones.Pas 1990 u be baderdia me ligjin 7501,ku u zaptua prona e tjetrit sipas maliqit e jo ligjit,u ndertuan banesa e objejte ku te mundej dhe linden konflikte hasmerie ku jane vrare mbi 3000 njerz.
    8-Tek ne nuk funksionon sistemi i drejtesise i cili eshte konsideruare me i korruptuari ne Europe,ku 50 % i ka kapur vetingu.Kjo ka stonuar bisnesin e vendit dhe te huaj,si i vetmi burim per te bere shtet.
    9-Tek ne mbiziteron INFORMALUTETI 90 %,ku deri ne 2013 nuk paguheshin taksat nga shumica e popullit,ku Shkodra e Vlora mbanin vendin e pare deri 20 % dhe ,nuk njihej kuponi tatimor,ku disa konsideroheshin te nenes e te tjere te njerkes.Kjo i ka çuar njerzit ne deshperim,mosbesim,mungese te perspektives,shpreses….!
    10.-E vetmja rruge shpetimi eshte zbatimi ligjit,pa te cilin nuk mund te integrohemi kurre ne BE.
    -Dhe qe te zbatohet kjo..te gjithe ata qe kane abuzuare me pushtetin te shkojne ne burg dhe tu sekuestrohet pasuria e vene ne menyre te paligjeshme.PIKE.

  • NUK KA FARE PER OPINIONE KJO PUNE.

    ESHTE PROJEKTI, SHQIPERIA UROPIANE.

    DUKET SHESHIT, VETEM SHQIPETARET (SHQIPERI

    KOSOVE MAQEDONI) DHE BOSHNJAKET, JANE

    ATA QE PO I LENE VENDET E TYRE, ME RRITME

    QE JA KALOJNE EDHE SIRIANEVE, TE CILET KANE

    10 VITE NE LUFTE.

    KESHTU QE PER SA KOHE DUAM TE BEHEMI

    UROPIANE, NUK NA TAKON TE ANKOHEMI

    SE UROPIAN PO BEHEMI ( SI SKLLEVER

    KUPTOHET, POR VETE E KE MI ZGJEDHUR)

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEORIK.

  • Fakt eshte :ikja nuk i sherben kryekrimineleve te shqiperise qe kane frenat ne dore prej 29 vjetesh.Dhe ata qe e krahasojne ikjen me tradhetine ndaj atdheut dihet qe ju prishen ineteresat qe ata te shijojne gjene e vjedhur qe e kane ven ne menyre te paligjshme.Dhe gjeja e vjedhur shijohet ne nje vend ku nuk ekziston shtet si psh ne Albani!Prandja keta hajdute te popullit po i kushtojne rendesi turizmit qe te sjelle sa me shume te ardhura.Edhe Naimi poet i mire ishte po ku jetonte?pse nuk jetonte ne atdhuen e tij ti sherbente atij aty po jetonte ne turqi?

  • Shqipeia eshte vendi i Djallit j Antikrishtit,i tmerrit,i shkatrrimit shpirtnor,i Injorances qe sundon,qe mbyt InteligjencenEdhe po re paguhesha 5.000 euro ne muaj do largohesha nga ky mallkim hyjnor qe quhet Albania.Nqs don te vleresosh nje shtet,shikoni Spitalet e tij.

  • Dëshprimi ma i madh është te njeriu i vogël te vendet e zhvilluara mjafton të shikohet vetëm moskrijimi i familjeve nga miliona njerëz kurse punojnë dhe ndërtojnë me të madhe si i vetmi lehtësim për ta kurse shqiptarët janë njerëz që dojnë krejtë shtruar pa vullneat që të japin maximumin dhe të krijonë në vendin e tyre me paga minimale punë maximale si në çdo vend normal nese mendojnë se në EU u jepet haku i puntorit është gabim jo kurrë

  • Te lexosh cfare thone keto eksperte eshte si te tallesh me veten, ikja nuk eshte fenomen vetem Shqiptar, ambicja per jete me te mire i ben te ikin dhe Italianet, Spanjollet e Portugezet, eshte mbush Zvicra me te tille, po si mund te rrish ne Shqiperi kur dita te fillon me stres qe ne mengjes e te mbaron po me stres ne darke. Jo te ikesh po sa me larg.

  • Ethem Lalaj mirë e ke shkruar shpresoj ta lexojnë sa me shumë komentin tënd. Ska ligj e rregulla ska shtet, po nuk punove ska mirëqënje. Shqiperia eshte vend natyror fantastik ku i ke te gjitha asgje si mungon atij vendit. Keshtu vetem punë e zbatoni rregullat so gjithe bota e zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *