Dy anët e informalitetit

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita. Lajm i ditës është bërë aksioni i qeverisë kundër evazionit fiskal. Personalisht mendoj se eshte i vonuar, por meqë kjo qeverisje i bën punët me aksione, them se ky duhej të ishte i pari. Por përveç të tjerave ky aksion tregon edhe sesa pak e njohin realitetin drejtuesit tanë të financave. Para se të kërkojnë kuponin tatimor nga operatorët privatë, duhet që ata shtetërorë ta kenë kohë të shkuar këtë proces. Konkretisht asnjë shërbim shëndetësor me pagesë në Shqipëri nuk lëshon kupon tatimor, gjithashtu biletat e parkimeve të Bashkisë Tiranë apo hyrja ne muze etj. Shpresoj që pjesë e këtij aksioni të bëhen edhe sa thashë më lart, që të mos ndodhë që të penalizohet pendëthyeri e vetë shteti të shkelë ligjin. Gjithashtu skena super hipokrite e drejtoreshës që paska lënë rroga milionëshe për të na bërë shtet e jo lekë, duhen përçmuar me neveri. Ky aksion me vlera humb kur del që në krye të tij është ajo që ka dy vjet qe bashkëjeton me informalitetin. Ajo dhe administrata e saj prej 1000 inspektorësh sikur nga 100 subjekte në ditë të regjistronin nuk do ndodhte që të deklarohej se shteti nis më 1 shtator, pasi për 2 vjet bëhen 60 mijë subjekte. Ndoshta ky aksion duhet të fillonte me atë vetë… Respekte Naimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *