Dy anije lundrimi përplasen me njëra-tjetrën në Bangladesh, 19 të mbytur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Edlira Shehu

Të paktën 19 persona u vranë në Bangladesh dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pasi një anije me pasagjerë goditi një transportues mallrash që transportonte rërë.

“Ne kemi gjetur 19 trupa deri më tani”, konfirmoi Anisur Rahman, shefi i policisë në rrethin lindor të Brahmanbaria, ku ndodhi aksidenti, raporton Reuters.

Ai deklaroi se nëntë gra dhe dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe se operacionet e shpëtimit për të zhdukurit ishin në progres.

Zyrtarët e policisë thanë se nuk e dinë numrin e saktë të personave të zhdukur, por udhëtarët thanë se më shumë se 50 persona ishin në bord, ndërsa një zyrtar i rrethit konfirmoi se disa prej tyre notuan në breg ose u shpëtuan.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Keta Bagkladeshet do ta ndertojne Shqiperine Ediramiste,,me Porte Jahtesh,me Aeroporte JET,me
    Autoparqe Ferrari,Pista Manganello,
    Kush ja hoqi makaronat nga gryka ketij,,mos befte piken e hajrit..Ky therriste:Dua makarona,,keta e bene kryeminister..Derri ne lluce,, fatos qorri vete e ben kadi.
    O Fatos,,psofesh si Hysni Kapua,qe mori doktorr shpellen e Vucidolit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *