Dy anije peshkimi në Durrës kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë prej ditës së djeshme dhe ende nuk ka asnjë sinjal prej tyre.
Alarmi është dhënë nga autoritetet portuale të Durrësit, të cilët thonë se nuk kanë patur kanal komunikimi të hapur me dy anijet që kanë dalë për peshkim që prej pasdites së djeshme.
Në bordin e tyre janë 3-4 persona, ndërsa bëhet fjalë për anijet ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’.
Nuk ka informacion nëse kanë nisur kërkimet nga autoritetet për gjetjen e dy anijeve të peshkimit që kanë humbur kontaktet.
