Dy atentate në 7 ditë në hotel “Voloreka” në Tushemisht, flet pronari: Atentatorët kanë qëlluar drejt dhomës së djalit, kërkoj mbrojtje nga Policia

Leda Hysa

Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin “Voloreka”, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armësA.

Pronari i lokalit, Jetmir Muçllari tregon rreth ngjarjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 4:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara para hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistët. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar.

Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit duke i kërkuar që të lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, ka thënë Muçllari.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Në videon e mëposhtme të regjistruar në datën 1 gusht shihet atentati i parë, ku dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.

Policia po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos pengon ndonje biznessman afer Rames ky Hotel sikur ai i turistit spagnol qe u prish per te pasur ´hazer’ neser ate vend per nje ´investitor’ !!
    E ky kerkon mbrotje nga shteti!? Ku e ki shtetin kur njerezet shetisin me kalash ne dore!

  • Ky hotel duhet rrezuar nje dite e pare.Voloreka e pse jo Driloni.Pronaret e ketij jane udbash te lidhur me qarqe bullgaromakedone.Kjo ngrehine e ka shemtu vendin si me emrin ashtu edhe me arqitekturen.Shembja sa me pare e tije eshte per te miren e Poradecit.Ftoje qe shqiptaret te bojkotojne kete hale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *