Në kërkim të së vërtetës
Në kërkim të së vërtetës,
kot e gjithë përpjekja,
unë në emër i flas jetës,
më përgjigjet vdekja.
Më fton vdekja që të zgjedh,
heshtjen a litarin,
unë i kundërt jam me heshtjen,
si uji me zjarrin.
Re të zeza porsi nata,
ma kanë fshehur diellin,
unë i largët jam me natën,
si toka me qiellin.
Re të zeza porsi nata,
ma kanë veshur ballin,
unë i kundërt jam me natën,
si Krishti me Djallin.
Jetën krejt ma kanë shkallmuar,
veç nga fjalë e hidhur,
jam në botën e shkalluar,
Promethe i Lidhur.
S’janë asgjë të gjitha humbjet,
sa s’ke humbur nderin,
në parajsë jetojnë mumjet,
unë kam zgjedhur ferrin.
Tallin Sokratin e Varfër,
derrat e kënaqur,
dhe trashin shtresën e dhjamit,
në llum të zgërlaqur.
Në kërkim të së vërtetës,
paqe s’ka me horrat,
digjem si zjarr’ i Kometës,
të bëj dritë për qorrat.
Në kërkim të së vërtetës,
s’më lodh kurrë përpjekja,
ndaj në emër i flas jetës,
të tromakset vdekja.
Në një kohë kaq të sertë,
veten time njoha,
një statujë të mermertë,
do ma gdhendi koha.
Tiranë, 1995
Njeriu i Tokës
Eja-më tha Zoti,
eja biri im,
në një botë të largët,
nisu me shërbim.
Me një kalë të artë,
u nisa në qiell,
prapa errësirë,
përpara kam diell.
Miliona vite,
toka prapa mbetet,
me bishtin e kalit,
fik e ndez planetet.
Veten nëpër qiej,
e ndjej si profet,
se bir më ka zgjedhur,
Perëndia vetë.
Nëpër Univers,
s’e di se ç’më pret,
kali mbajti frymën,
përmbi një planet.
Që ish i mbuluar,
krejt nga errësira,
dhe rriste në pyje,
bisha-egërsira.
Njëlloj si Adami,
kur filloi në Tokë,
dhe unë isha vetëm,
pa miq e pa shokë.
Diç kemi dëgjuar,
edhe ne për Tokën,
thanë bishat e egra,
edhe ulën kokën.
Eja-ti je yni,
o njeri i parë,
kemi njëmijë shekuj,
pa një kryetar…
Ç’më bëre-o Zot?!
Më fute në thekër,
dhe nga egërsirat,
qenkam më i egër!
25.01.1997
Botuar në Dita, 23 Qershor, 2016

Me mesazhet qe percjell ne vargjet si me siper por edhe ne te gjithe krijimtarine e tij, Poeti i Popullit Arben Duka e meriton piedestalin e mermerte.
Deri me tani nuk po degjojme dhe lexojme ndonje reagim te Ministrise se Kultures apo te Bashkise Gjirokaster, por shumica e popullit e ka vleresuar dhe ia ka ngritur peidestalin ne shpirtin e vet.
Faleminderit Arben Duka !
Fol për vete Ilirian, mos fol për shumicën e popullin se nuk e ke këtë tagër të flasësh në emër të shumicës.
I madhi Ben Duka rip
Eshte heshtje zie; te mbetur pa fjale!
Beni ishte, eshte e do te jete nje nga mendjet me te mprehta me gjuhen brisk per miresine , gezimin dhe drejtesine ne kete toke.
Dhe…nuk donte te largohej pa e perfunduar misionin e tij per te cilen Zoti e kish zbritur ne kete Toke.
Shumekush qe e ka njohur qysh ne femijeri e di se ai
ish nje fisnik mendjendritur .
Ilirjan jam plotesisht dakort me ty. Fjale zemre ke thene per te madhin lirik Arben Duka qe iku kaq shpejt…
Ne fakt, nuk ka ikur shpejt, ose me sakte , pothuaj i ka thene te gjitha; lexo vetem keto te dyja dhe cfare mbtet akoma ?! Gjigand i mendimit te shprehur thjeshte dhe sakte.