DY BALADA

redaktor

Kujtimet e një jete që më iku

 

Kujtimet e një jete që më iku,
më vijnë pa furtunë e tallas,
sjellin në muzg portretin e një miku,
që shkoi i ri dhe vetëm mbeti pas.

Kujtimet e një jete që më iku,
më pikëllojnë si një varr i hapur,
kristali i lotit shkëlqen te qerpiku,
s’i kemi më ato që kemi patur.

Përjetë na lanë njerëz aq të dashur,
të tjerë po aq të dashur na braktisën,
s’i kemi më ato që kemi pasur,
u shembën ato brigje nga u nisëm.

Kujtimet e një jete që më iku,
e mbushur plot me brenga dhe zhgënjime,
më pikëllojnë si varri i një miku,
si varri i një miku jeta ime.

Kujtimet e një jete që më iku,
shfaqin diku një meteor të ndritur,
dhe fresk e fllad më bëhet dhe Korriku,
po prapë në errësirë zhdukem papritur.

Kujtimet e një jete që më iku,
më vijnë pa furtunë-po më shkallmojnë,
se di aspak pse rrojta këta vjet,
dhe nuk e di të tjerët përse rrojnë?!

Korrik, 2000

 

 

Të shpëtojë njeriu

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
sa ëndrra u shuan porsi zjarre,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
po s’kanë gojë të flasin ato varre.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
dhe sa të tjerë këtu do vijnë pareshtur,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
të gjithë të munduar dhe të heshtur.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
të gjithë me një të qarë e nisën jetën,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
dhe sytë të pikëlluar gjithnjë mbetën.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
askush s’e bëri dot pak më të mirë,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
dhe siç e gjetën-e lanë shkretëtirë.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
kjo botë që rënkon si zemra ime,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
kjo botë e vockël mbushur me mundime.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
që veç në pole nga i ftohti ngriu,
sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
që s’ngrin e tëra të shpëtojë njeriu.

 

14.09.2000

Share This Article
17 Comments
  • Pershendetje Arben,
    Miku im i mire virtual,
    Dy balada te bukura , me karakter universal, sepse tek ato gjen vetveten çdo rop zoti….
    Por jane dy balada te shkruara ne momente pesimizmi…
    Edhe pesimizmi eshte nje ndjenje e fuqishme njerzore,
    nganjehere ai i terheq ne detin e tij te pafund, te pafund, te pafund…deri sa njerzve ua mpin fuqit…
    Jo , ky lloj pesimizmi nuk eshte filozofia jone, e njerzve qe mbajne Boten mbi supe, e njezve te Punes, qe e ndertojne me duart e tyre te ardhmen…
    Filozofia jone eshte Optimizmi,
    shpresa per ta jetuar Jeten, aq sa jane mundesit…
    Zakonisht njerzit, thote i Mënçuri, i ngjajne ketyre dy tipave te peshkatareve:
    Tipi i pare i peshkatareve, kur i zë Furtuna ne det të hapur
    ,atje ku sheh vetem Qiellin dhe Ujin, kur vijne dallget e medha me erë te forte, kur Anija eshte gati te mbytet, keta tipa peshkataresh thone:
    – Obobo, na zuri Stuhia, nuk kemi nga ja mbajme, Anija do mbytet ….
    Dhe ata presin te qete Fatin e tyre…
    Keta tipa jane te destinuar te mbyten, te vdesin…!
    ………..
    Tipi i dyte i peshkatareve.Edhe ata i zë stuhia ne Det, ku shikon vetem Ujin dhe Qiellin…Vijne dallgët e medha, me shume ere dhe stuhi…Keta tipa sapo shohin dallget e mëdha dhe Stuhine, japin Alarmin, nisin manovrimin:
    -Preje timonin majtas!…
    -Preje timonin djathtas!…
    -Ndizni motorrat!…
    -Largoni ujin nga anija…!
    E të tjera e të tjera…
    PRA, LUFTOJNE ME DALLGET, ME STUHINE…!
    Dhe keta peshkatarë kanë shume shanse te shpetojnë!…
    FILOZOFIA E ATIJ QE KA LINDUR TA NDERTOJE BOTEN ,ESHTE OPTIMIZMI DHE JO PESIMIZMI…
    Pesimizmi eshte Filozofia e atyre që u ka perenduar Bota…!

    • Pesimiste,
      eshte optimisti i informuar.
      Hajt bylmez, se sot mesove nje gje te re.
      E mos shkruaj budalliqe adolishentesh.

      • ahaaaaaaaahhahaahahhahahaahahah Sallakja ,cativo , triste e solo 🙂

        Po të kisha një dyqan të vogël
        që ka qoftë edhe një dhomë të vetme
        Do të shisja …
        e di se çfarë?
        Shpresë. [Rodari ]

        • @Sallo Sallakja,
          Te kisha thene se nuk do i pergjigjesha budallalleqeve te tua, por ti do shtate kobure te hapesh kapakun e kokes…(jo kobure prej verteti, ore kobure…), …por ti nuk e kupton dot se Arben Duka,
          EDHE KUR SHKRUAN NE NJE MOMENT DESHPERIMI,
          AI ZGJON OPTIMIZMIN,
          siç eshte i gjithe komenti im, sepse Arbeni eshte nje Luftetar aktiv, qe nuk e sheh betejen nga maja e Olimpit, por zbret ne fushen e Luftes dhe lufton,
          lufton per dite dhe rrezaton vetem shprese, optimizem, edhe atehere kur shkruan poezi ne momente deshperimi…
          Ta ka thene dhe Love, sic e kuptoj une…

  • TRALALA,TRALALA!
    E megjithate me te mira se corba qe gatuhet ne bejtet politike qe kenaqin injorantet ne egersine e tyre shtazarake, qe kenaqin injorantet qe kerkojne vetem vrasje, varje, te cilat koha ku po jetojme i ka fshire si te papranueshme dhe jo demokratike!
    Po ushqehen injorantet nje dite me buke dhe fasule dhe diten tjeter fasule me buke!

  • kastriot,
    Fatkeqsisht, me duhet te them se ne vleresimin e poezis qenke nje lopçar…
    Por dhe lopçarit i merr te keqen, se ai e ben nje pune te mire per shoqerine:ruan lopt, qe te haje qumesht vet dhe shoqeria ku jeton.
    Kë quan injorant more zagar i Saliut, kë akuzon per vrasje e dhune? Po a ka me primitiv dhe kriminel te dhunshem se Paranojaku qe i je ngjitur ti si mize kali pas Sume? Sa i ka shkuar kontua e vrasjeve direkte dhe indirekte o qorr?
    Lirikat e Arben Dukes jane te nje niveli nga me te mirat e poezise shqipe dhe po ashtu poezia e tij politike, qytetare.
    Por ti Kaco, njeh vetem tralala dhe fasule…
    Prandaj , shko , mbushu dhe ha nje pjate fasule ….
    se gjellen e poezis nuk e pertyp dot dhe te mbetet ne grykë.

    • Vetem nje kerkese kam per ty o ti pa emer:
      Une e terheq komentin per bejtet dhe kerkoj falje ne se ti me shkruan emrin e nje vellimi me poezi qe ke lexuar ne jeten tende dhe te me citosh nje strofe te poezise qe te ka pelqyer me shume.
      Arben Duka ka plot poezi te tjera te shkruara me vargje plot muzikalitet, por keto te sotmet jane te sforcuara, vetem per te alternuar bejtet politike me bejte me tema te ndryshme.

      • ” Kusht” te fort me ke vene , o kaco.
        Po ta plotesoj une ate kerkesen tende, ti do ta mbash fjalen, apo do ndryshosh nickun, nga kaco, ta besh koqo…
        Qe ne klase te 4 -t te Fillores poezit e para qe kam mesuar kane qene ato te xha Naimit…”O malet e Shqiperise dhe ju o…, te ” Bageti e Bujqesia”…
        Me pelqente shume xha Naimi…Dhe thosha me vete , sa bukur, ky u drejtohet dhe maleve, brigjeve, gerxheve, pyjeve, lisave , edhe pykave si ty kaco, …sikur te ishin frymorë, si ty kaço, qe ta kuptonin…pastaj ne klasene shtate arrita te mesoja permendesh mbi 70 strofa te atij qe mori arratine dhe shkoi te luftoje fashizmin ne Spanje dhe Lumi Ebro i dukej si Vjosa e tij e dashur…E doja letersine, ne shkollen e mesme shkruaja vjersha dhe e arrita endrren time per te studjuar per letersi…Edhe temen e diplomes e mbrojta per poezine politike, qytetare te nje prej poetve me te mire qe ka Shqiperia…Ndersa librat e Dukes me poezi i kam ketu tek komodina…
        Do nje poezi te Dukes, qe nuk e di permendesh vetem une:

        I THASHE DJALLIT DJALL O DJALL,
        PSE NUK VJEN NE SHQIPERI,
        ME THA DJALLI, MOS U TALL
        JU KENI SHOKUN SALI…!

        Do te shkruaja plot, por kam frike se do dale ndonjeri dhe do thote:
        Doni më per Belulin?!….
        Dhe tani kaco, shko futi nje pjate fasule…

        • Te lutem tregoju serioz dhe bej dallimin midis poezise dhe bejteve. Nuk na i tregove sutorin e asaj “vjershe” me 70 strofa dhe po ashtu nuk na tregove dhe emrin e vjershes.
          Ketu, une lexoj dite per dite bejte qe ne se nuk ja u kalojne atyre te Arben Dukes, me siguri jane njelloj si ato.Ka plot qe meren me bejte. Dhe ne se ti ato kater rjeshta me rime per djallin i quan poezi, me ve ne dyshim per ate mbrojtje dipllome. Ke bere.
          Ke lexuar gje nga Pushkini, Lermontovi, Viktir Hygo, nga Fatos Arapi apo Ismail Kadareja,napo dhe nga Jorgo Bllaci?
          Perfundimi: Bejtet politike nuk jane poezi!

  • Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
    që gjoja vargje shkruan
    sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,
    që tenxhere plot me bejte gatuan

  • Nga kujtimet e jetes qe me kot i iku
    Shpirti i bejtexhiut kapitet
    Si pule pa koke ne dite korriku
    I gjori shpirt i perpelitet

    • “Sa erdhen dhe sa iken nga kjo bote”
      Qoft dhe bejtexhi,ama, lane dic!
      Po ti o, “Shahist”, ardhur fare kot!…
      C’ le xhanem,apo dic,mund te quhet dhe hic?!

      • “Sa erdhen dhe sa iken nga kjo bote”
        Plot “shqipe” me freskore ne dore
        Per zanat te benin fresk te tjereve
        Mengjez, e darke e ne ç’do orë

        Sa erdhen dhe sa iken nga kjo bote”
        Qoft dhe bejtexhi,ama, lane diç!
        E meqe edhe kaka eshte diç
        Po qe per kete lloj “diç”
        100 mije here me mire “hiç”

      • O “shqipe” pa koke. Ketu, sikudo ne bote, diskutohet pee krijimet qe botohem, wofte poezi, qofte bejte. Kete risk kane poetet dhe bejtexhinjte. Te gjithe lexuesit kane te drejte te japin mendimet e tyre per ato c’ka lexojne. Edhe ” shahisti” kete po ben, po komenton. Ti c’pune ke se si komentojme ne te tjeret? Ti thuaj mendimin tend per keto bejte.Aman me thuaj, ke lexuar ndonjehere ne jete ndonje poezi? Na thuaj, nje, te pakten nje qe te na lesh te kuptojme se di dicka nga poezija.

        • Keto qe po me thua,mund t’mi thoshte vet “Shahisti” Ti, c’pune ke si komntojme ne te tjeret o,Kaci?!…A kam lexuar une poezi?,Po kaci,po,madje kam dhe kater libra te till si: “Populli dhe Politika”, “Na mbane gjalle vetem humori” “Epopea e te 99.tave.”… (Jane ne biloteken qendrore).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *